TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Mars 2025, 07:34

Primaret e PD/ Në Librazhd kryeson Ilirian Balliu, në vend të dytë deputeti Lefter Gështenja

Shkruar nga Pamfleti
Primaret e PD/ Në Librazhd kryeson Ilirian Balliu, në vend të
Deputeti Lefter Gështenja

PD ushtroi ditën e djeshme procesin e primareve për deputetë për zgjedhjet e 11 majit. Rreth 280 kandidatë në të gjithë vendin iu nënshtruan testit të anëtarësisë, për të qenë të përzgjedhurit e listave zyrtare të kandidatëve për deputetë. 

Ndërkohë ka përfunduar numërimi i votave të demokratëve të Librazhdit në primaret e PD-së me rezultatet e mëposhtme:

Ilirian Balliu – 350 vota

Lefter Gështenja – 93 vota

Klodiana Çapja – 10 vota

Aurel Bylykbashi – 7 vota

Blendi Himçi – 6 vota

Alesia Balliu – 3 vota

Doris Madhi – 2 vota

Lumturi Hasi – 1 vota

Silvi Bardhi – 0 vota

Në Primaret veç të besuarve të Berishës janë futur edhe shumë figura me probleme të theksuara me drejtësinë. Krahas gjyqtarit “sheik” Gjin Gjoni në Lezhë, në Durrës u fut në garë ish-prokurori Arian Ndoja i skualifikuar nga vetingu. Gjithashtu në primaret e Dibrës bën pjesë Xhemal Gjunkshi, njeriu i lidhur me Berishën, i implikuar në aferën “Partizani”.

Kandidatët janë në nivel qarku, e u votua për secilin qark më vete. Si për shembull, në fletën e votimit të Qarkut të Tiranës ishin të gjithë kandidatët e Tiranës, Kamzës, Kavajës, Vorës dhe Rrogozhinës. Pas përfundimit të procesit të primareve, kandidatët e përzgjedhur do të futen edhe në filtrin e kryesisë.

Lini një Përgjigje