TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Prill 2023, 13:52

Rama premton ende 24 orë ujë të pijshëm: Na votoni, kandidatët tanë janë shalqi me provë

Shkruar nga Pamfleti
Rama premton ende 24 orë ujë të pijshëm: Na votoni,
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama është ndalur ditën e sotme në Mallakastër, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 14 Majit.

Teksa prezantoi kandidatin Qerim Ismailaj, gjatë fjalës së tij Rama iu premtoi mallakastriotëve se prej muajit Qershor do të kenë ujë të pisjëm në çdo bashki.

"Me vendosjen e sahatëve të rinj që kanë filluar, nga qershori do të fillojë të sjellë 24 orë ujë të pijshëm në shtëpitë tuaja ujësjellësi i ri. Një kërkesë e kahershme, por më në fund edhe kjo e plotësuar. Ashtru sikundër edhe të tjera vepra do vazhdojmë ti bëjmë sëbashku. Prej disa muajsh ministrja është angazhuar në një bashkëpunim me Italinë, duke identfikuar disa pika strategjike për ullirin, natyrisht një prej tyre është Mallakastër." u shpreh Rama.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama ka zgjedhur krahasimin me “zorrën qorre” për opozitën, të cilën thotë se duhet goditur më 14 Maj.

Rama është shprehur se kandidatët e Partisë Socialiste kanë avantazhe pasi sipas tij “janë shalqi me provë” dhe për më tepër thotë se kanë edhe një shalqi më të madh me provë në Tiranë.

"Kandidatët tanë kanë 2 avantazhe të mëdha: Janë kandidatë që janë shalqi me provë, edhe kastraveci është i mirë për sallatë, por shalqi nuk bëhet. Qerimi është shalqi me provë. Ka edhe një avantazh tjetër që ka edhe një shalqi më të madh në Tiranë që është po ashtu me provë. Të diskutosh kandidatët tanë me ato të zorrës qorre është të mos jesh në rregull fare sepse nuk po shkon në stadium. Këtu zgjedh atë që të mbush syrin se e bën punën më mirë se të tjerët.

Janë shumë të djathtë që nuk e shikojnë dot PS dhe as mua me sy fare. Taksirat është një shtypje butoni dhe të shkojnë tek ekrani i zorrës qorre, të rrinë gjithë ditën atje. Unë kam dalë për të thënë që nëse doni të zgjidhni punë, ja ku na keni, ne për punë jemi. Nëse doni të ngatërroni punë, futuni tek zorra qorre dhe paçi fat. Unë kam besim që do ta kuptojnë kështu siç është dhe për ata që ju ka mbetur ora tek PD-ja dhe që ajo orë të kurdiset duhet të heqin zorrën qorre dhe ato.", tha ai.

edi rama mallakastër ujë 24 orë

Lini një Përgjigje