TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Prill 2023, 13:04

Zgjedhjet e 14 Majit/ KQZ hedh shortin: Berisha-Meta do të kenë numërues vetëm në tavolinat me numër tek

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet e 14 Majit/ KQZ hedh shortin: Berisha-Meta do të kenë

Ditën e sotme është hedhur shorti në KQZ për të ndarë numëruesin e katërt mes PL dhe PDIU për zgjedhjet e 14 Majit.

PDIU do të ketë numërues tek tavolinat me numër çift ndërsa Partia e Lirisë në tavolinat me numër tek.

Grupet e numërimit janë me 4 anëtarë: 2 mazhoranca dhe 2 opozita. Për shumicën, dy numërues do t’i ketë Partia Socialiste ndërsa për opozitën numëruesi i parë shkon për PD-në zyrtare të Alibeajt.

Sherri në KQZ ishte për numëruesin e katërt.

Celibashi referuar ligjit futi në shortin e ndarjes PDIU-në dhe PL-në, duke propozuar që në gjysmat të ketë njëra numërues, e në gjysmat tjetra.

Në këtë mënyrë, Koalicioni “Bashkë fitojmë” do të ketë një numërues vetëm në gjysmat e tavolinave në mbarë vendin, pikërisht atë që ju dha Partisë së Lirisë.

Rrjedhimisht në të gjithë vendin numëruesit do të ndahen:

Tavolinat me numër tek:

2 përfaqësues të Partisë Socialiste

1 përfaqësues i Partisë Demokratike

1 përfaqësues i Partisë së Lirisë

Tavolinat me numër çift

2 përfaqësues të Partisë Socialiste

1 përfaqësues i Partisë Demokratike

1 përfaqësues i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet

 

kqz berisha-meta zgjedhjet e 14 majit

Lini një Përgjigje