TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Tetor 2025, 13:04

Rama përgatit “fazën e luftës”: Gati rrokada Taulant Balla – Niko Peleshi

Shkruar nga Pamfleti
Rama përgatit “fazën e luftës”: Gati rrokada Taulant
Niko Peleshi dhe Taulant Balla /

Pas “periudhës së paqes” me Nikon në krye të Kuvendit, Edi Rama po përgatitet për një fazë agresive politike. Balla pritet të marrë drejtimin e Parlamentit për të udhëhequr betejën për ndryshimet kushtetuese dhe ligjore...

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, në një replikë me kryeparlamentarin Niko Peleshi, lëshoi batutën: “Bëhu gati për të lënë postin që sapo more”.
Një deklaratë që në pamje të parë u mor si shaka, por që në fakt përputhet me lëvizjet që po ndodhin në prapaskenë brenda mazhorancës.

Që në momentin e zgjedhjes së Nikos si kryetar Kuvendi, në korridoret e PS-së është përfolur se mandati i tij do të jetë i shkurtër. Sipas burimeve, rrokada është planifikuar për fillimin e vitit 2026 dhe do të sjellë në krye të Kuvendit Taulant Ballën, një nga njerëzit më besnikë të Edi Ramës.

Ky ndryshim shihet si pjesë e “fazës së luftës”, që kryeministri e ka paralajmëruar për periudhën pas fundvitit, me synim nisjen e reformave të mëdha ligjore dhe kushtetuese. Burime nga grupi socialist konfirmojnë se Rama e konsideron Peleshin “njeriun e periudhës së paqes”, ndërsa Ballën si figurën që duhet të udhëheqë përplasjet e ardhshme në Parlament.

Në planet e Ramës përfshihen rishikimi i ndarjes territoriale, ligji i ri zgjedhor dhe një ndryshim i mundshëm kushtetues për zgjedhjen e Presidentit me votë popullore. Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi po punojnë për detajet e këtyre ndryshimeve, që pritet të futen në kalendarin e Kuvendit brenda vitit të ardhshëm.

Nëse zhvillimet në SPAK do të jenë në favor të qeverisë, faza e re politike e Ramës mund të nisë që në janar. Në të kundërt, ajo do të shtyhet për në pranverë me Taulant Ballën në krye të Kuvendit, për të drejtuar “luftën” e re të mazhorancës./Pamfleti

taulant balla niko peleshi rrokada

2 Komente

  1. F
    Feti Dema

    Pa u bërë rrokada, besoj do kemi përgjigje nga analizat e mbetjeve të Kurumit kthyer nga Tailanda. Si dhe hetim kryesisht nga Prokuroria për deklarime apo dyshime, për groposje të mbetjeve të rrezikshme në tunele apo galeri minierash.

    1. e
      edi

      Po dhe ki nikua, fiks si pe leshi.

      Lini një Përgjigje