TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Tetor 2025, 12:22

“Po tentoni të depersonalizoni opozitën”, Gjekmarkaj në Konferencën e Kryetarëve: Keni marrë peng Kuvendin

Shkruar nga Pamfleti

“Po tentoni të depersonalizoni opozitën”, Gjekmarkaj

Agron Gjekmarkaj, nënkryetari demokrat i Kuvendit, gjatë mbledhjes në Konferencën e Kryetarëve, akuzoi përfaqësuesit e mazhorancës socialiste, se po përpiqen të depersonalizojnë opozitën.

Gjekmarkaj duke iu drejtuar socialistëve tha se “po përpiqeni të depersonalizoni opozitën, por në fakt po depersonalizoni vetveten”. Në vijim ai shtoi se duke zvogëluar liritë dhe hapësirat e opozitës, keni ngushtuar liritë e hapësirat tuaja jetike, politike e njerëzore!

“Ju po përpiqeni të depersonalizoni Opozitën, por në fakt po depersonalizoni vetveten. Ju nuk e kuptoni në këtë turravrap se duke zvogëluar liritë dhe hapësirat e opozitës, keni ngushtuar liritë e hapësirat tuaja jetike, politike e njerëzore! Andej nga e kam unë origjinën, kanë një fjalë të urtë: “nuk të mban ajo çfarë sheh”!

Kemi parë kësaj ane VIP-a socialistë; e kujtoni Saimir Tahirin? Sa pimpant, sa arrogant, sa vrapues e kumbues ka qenë! Njerëzit i dukeshin miza!

Po ashtu Arben Ahmetajn, të cilit tokësorët i ngjanin të parëndësishëm! Beqën e Lalin gjithashtu në apogje! U përdorën, u hodhën dhe në fund secili prej tyre mbrojtjen që u takon si individë në kushtet e shtetit ligjor, e kërkojnë te ligjet dhe te kushtetuta që ju po copëtoni ditë pas dite!

Pse po e them këtë? Askënd nuk e mbron militantizmi dhe njëanshmëria, por rregullat e shkruara e të respektuara bashkërisht!”, tha ai.

Pjesë nga fjala e Gjekmarkajt

Zoti Kryetar, të nderuar kolegë të dy krahëve, më shumë sesa si përfaqësues i opozitës si qytetar i këtij vendi e përjetoj me shqetësim dhe dhimbje të thellë këtë që po ndodh me Parlamentin dhe fjalën, të cilën e keni marrë peng! Ky është një atentat që po i bëni kësaj shoqerie! Kuvendi është pronë e saj!

Deputetët nuk kanë të drejtë vetëm të depozitojnë pyetje, por edhe t'i bëjnë pyetjet në çfarëdo forme që të dëshirojnë!
Ju dje e prishet këto tregime dhe frymë të Rregulloreve, jo se patat hallin e komisionerit, i cili, për të vërtetën, duke mos u bërë pjesë e skenarit tuaj!

Deputeti i bën pyetjet “live”, mund t'i interpretojë, mund t'i kontekstualizojë, mund t'i azhornojë, mund t'i shkruajë pa imponim!

Shqetësimi juaj është tjetër: nuk t'ju dalë jashtë jashtëit interpelanca me punën e produkteve për aferat korruptive të depozituara në SPAK! Doni që ky moment të kalojë sa më shpejt e në terr, mundësisht!

Këtu ka qenë Kryetare znj. Nikolla, znj. Spiropali, ju z. Peleshi, Kryetar Grupi, z. Çuçi, gjithashtu një farë kohe, z. Balla. Megjithë debatin e ashpra, për sa i përket kemi rënë, kemi vendosur në lidhje me funksionimin e Parlamentit, jo për çështje personale!

Ky ndryshim pozicionesh me ju Kryetar Kuvendi i z. Balla, kryetar i grupit socialist, ka një sjellje të paprecedentë!

Nëse ju të dy keni marrë përsipër të zhbeni pluralizmin, të zhbeni o pozitën, mund të vëmë një bast publik që një ditë do të zhbeni veten e nuk do të keni aq shumë për të qarë!

Dhe në fund, dje folëm për Kosovën, por edhe aty mbetët e kompleksuar nga 8 Nëntori 1941, kur Miladini e Dushani themelonin partinë tuaj duke i futur thikën pas shpine çështjes kombëtare!
Zoti Balla, dje që serbët për të na sharë thërrisnin “Sali Berisha”. E vërtetë është kjo, sepse ata Sali Berishën e njohin për armik, për patriotin shqiptar!

Tani, z. Manja, jeni i lirë të më donin edhe mua me 25 ditë, sepse si ka ardhur, mund të ngrihet si puna prishjen e qejfit, të humorit dhe të vizioneve të Edi Ramës për “Shqipërinë 2030”!

 

 

Lini një Përgjigje