TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Tetor 2025, 12:50

Konferenca e Kryetarëve, Boçi: Na jepni garanci që seancën e ardhshme do votoni rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë

Shkruar nga Pamfleti

Konferenca e Kryetarëve, Boçi: Na jepni garanci që seancën

Të tjera detaje janë zbardhur nga mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, e cila po zhvillohet një ditë pas seancës së djeshme në Parlamentin e Shqipërisë, ku nuk munguan tensionet dhe debatet.

Edhe mbledhja e sotme e Konferencës së Kryetarëve është shoqëruar nga debate, ku opozita vijon të akuzojë mazhorancën për shkeljen e Rregullores së Kuvendit

Luçiano Boçi, deputet i PD-së, tha se mazhoranca po vepron me strategji, ndërsa theksoi se seancën e djeshme nuk e prishi Gazment Bardhi.

“Po na paraqiteni sot ndryshe. Po luani me butësinë me qellim për të nxjerr sikur në këtë vend problem për përplasje është Gazment Bardhi që mungon sot.

Fakti është që seancën dje nuk e prishi Gazment Bardhi, e prishet ju! Nuk është ai fajtor! Madje duhet reagim i fortë politik dhe njerëzor.

Po nuk ndodhi kjo ju do vazhdoni ta bëni këtë. Fakti që unë dhe ti jemi më pak emocional, kjo nuk na bën burrë më të mirë as mua as ty. Ju, dje as për procedure nuk ma dhatë fjalën. Devijomi i debatit dhe keqinterpretimit të rregullores ishte arsyeja e revoltës tonë. Nuk pranojmë ta anatemoni kreun tonë të grupit. Sjellja e tij nuk është individuale është përfaqësim i sjelljes tonë. Ne do të reagojmë fort. Dhe mos flisni sikur ne paskemi gjuhe jo etike. Kujt ja thoni këtë?! Unë jam afër jush. Ju nuk lini gjë pa sharë pa mikrofon. Nuk lini fyerje pa përdor. Na i lini këto viktimizime.”, tha ai.

Ai ka kërkuar garanci se javës tjetër në Kuvend do të votohet Rezoluta për gjenocidin serb në Kosovë.

“Po ju them këtu jepni garanci sot, këtu në Konferencën e Kryetarëve, se javën tjetër do të votoni Rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë. Dhe ne jo vetëm që do të marrim pjesë në protestë, por, nëse doni, unë vetë mbaj fjalim atje. Por ju lutem, mos bëni politikë me dhimbjen e atyre familjeve që kanë humbur të afërmit e tyre në luftë; mos e ktheni gjakun e dëshmorëve dhe të rënëve në rekuizitë politike.

Tregoni me veprime konkrete se e doni Kosovën, luftën, pavarësinë e saj dhe komandantët e saj, jo vetëm me fjalë e fjalime. “Scripta manent, verba volant”Rezoluta shkruan historinë, dhe votimi i saj na fut në histori, jo mitingjet partiake që e kthejnë historinë në rekuizitë për interesa politike”, tha ai.

Lini një Përgjigje