TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Gusht 2023, 23:02

Rama për median italiane: Raportet mes dy vendeve nuk përcaktohen nga ngjyrat e flamujve të qeverive në Romë e Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Rama për median italiane: Raportet mes dy vendeve nuk përcaktohen nga

Për kryeministrin Edi Rama marrëdhëniet ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë asnjëherë nuk janë përcaktuar nga ngjyrat e qeverive në Romë dhe në Tiranë, por se dy vendet kanë një AND të përbashkët shumë të ngjashme, edhe pse kemi qenë të ndarë nga deti.

Kështu deklaroi në një lidhje direkte për televizionin italian, La7.it në emisionin ‘In ONDA’ kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, i cili foli edhe për vizitën e Giorgia Melonit në Shqipëri.

Kryeministri shtoi se ka dhe një qëllim kombëtar të Shqipërisë për tu bërë anëtar i plotë i BE-së ku Italia është avokati ynë më i madh.

Në këto 30 vite marrëdhëniet mes Italisë dhe Shqipërisë asnjëherë nuk janë përcaktuar nga ngjyrat e qeverive në Romë dhe Tiranë. Është çështjes historie! Kemi një ADN të përbashkët shumë të ngjashme, edhe pse kemi qenë të ndarë nga deti. Italia është në zemrat tona gjithmonë, është një raport shumë i thellë. Ka një interes strategjik të Italisë për të qenë gjithnjë e më shumë prezent në Ballkan, dhe Giorgia e ka këtë qëllim kombëtar. Ka dhe një qëllim kombëtar të Shqipërisë për tu bërë anëtar i plotë i BE-së ku Italia është avokati ynë më i madh”, tha Rama.

Lini një Përgjigje