TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Gusht 2023, 19:31

“Berisha dhe Meta gabuan rëndë me kandidimin e Belerit”, analisti: Opozita s’mund të përqafojë qëndrimet e Greqisë për inat të Ramës

Shkruar nga Pamfleti
“Berisha dhe Meta gabuan rëndë me kandidimin e Belerit”,
Meta, Beleri dhe Berisha

Analisti Edvin Kulluri ka komentuar gjithashtu edhe zhvillimet më të fundit politike mes Shqipërisë dhe Greqisë për çështjen Beleri.

Analisti e cilësoi kandidimin e Fredi Belerit për bashkinë e Himarës nga Berisha dhe Meta si një gabim shumë të madh historik dhe të pafajshëm.

“Vendosja nga PD është një gabim shumë i madh historik dhe i pafalshëm për Berishën dhe Metën që mbështetin një njeri me të shkuar të një artikulimi dhe veprave të dyshuara antishqiptare, por nga ana tjetër vota për Belerin, i cili duket qartë që ka pasur një mbështetje nga qarqet të fuqishme në Athinë, ka qenë një votë proteste të banorëve të Himarës për çështjen e pronave që është trajtuar shumë keq nga qeveria. Ka një zemërim të madh për influencën jo ligjore jo ligjore dhe segmenteve të caktuara të biznesit të madh në kurriz të qytetarëve të Himarës në lidhje me çështjen e pronës. Kjo është trajtuar keq nga të gjitha qeveritë. Por kjo nuk do të thotë që opozita, për hir të çështjes së pronës që as vetë nuk e ka zgjidhur, të përqafojë Mitsotakis përmes duarve të Belerit dhe kjo s’do të thotë që të anashkalohet abuzimi me pronat për hir të patriotizmit që vëmë re nga Rama.“, theksoi Kulluri.

Më tej, Kulluri shtoi se grekët nuk mund të përdorin në çdo rast kërcënimin për një veto drejt rrugëtimit evropian. Ai gjithashtu theksoi se opozita nuk mund të përqafojë qëndrimet e Athinës për inat të Edi Ramës.

“Mendoj se liderët shqiptarë të opozitës nuk mund të përqafojnë për inat të Edi Ramës këtë lloj qëndrimi. Pra lufta e brendshme e jona nuk ka pse transpozohet as në arenën ndërkombëtare dhe aq më tepër në një vend fqinj. Këtu nuk ka një qëllim të mirë me Fredi Belerin dhe Athina nuk ka një qëllim të mirë kur flet për minoritet grek në Himarë. Në Himarë ka një minoritet linguistik, dhe jo minoritet grek. Dhe për këtë arsye mendoj se Rama sot ka bërë një sjellje që ka lënë një derë të hapur për të biseduar me Athinën, ka bërë mirë sepse kemi fate të ndërthurura qoftë në nivel të BE-së. Rama duhet ta ketë parasysh që vetoja greke në BE nuk është një çështje shakaje por edhe grekët nuk mund të abuzojnë me veton në çdo rast sepse ky është rasti i gabuar. Të thuash se kush ka të drejtë sot unë e kam, të pamundur.”, përfundoi Kulluri.

berisha meta. beleri greqi rama

Lini një Përgjigje