TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Prill 2026, 14:36

Rama mohon kategorikisht akuzat për korrupsionin dhe vjedhje: E refuzoj me neveri këtë narrativë! 

Shkruar nga Pamfleti
Rama mohon kategorikisht akuzat për korrupsionin dhe vjedhje: E refuzoj me
Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë së PS në Njësinë nr. 12 në Tiranë

Edi Rama ka marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë së PS në Njësinë nr. 12 në Tiranë, ku në fjalën e tij mohoi kategorikisht pretendimet se korrupsioni është rritur. 

Gjatë fjalës së tij, Rama ndaloi te rritja e pagave dhe përfshirja e pagesës për vjetërsinë në punë për disa kategori, si dhe te skema e shpallur për rritjen graduale të mbështetjes për pensionistët në vitet në vijim. Ai i paraqiti këto si rezultat i mundësive të krijuara nga ekonomia, ndërsa paralelisht hodhi poshtë narrativën për korrupsion në rritje, duke e konsideruar të shkëputur nga realiteti. 

“E kemi vënë Shqipërinë në një pozicion krejt tjetër nga ai që kishte. Kemi fituar respekt dhe besim ndaj atyre që bënin sikur na respektonin. Në të njëjtën kohë, kemi rritur ekonominë.

Unë e di që sado të rritet ekonomia nuk është asnjëherë mjaft dhe njerëzit synojnë për më shumë. Fakti është që pagat i kemi rritur në mënyrë sistematike dhe tani kemi filluar të paguajmë edhe vjetërsinë në punë. Sot që flasim, mësuesit paguhen për vjetërsinë në punë, mjekët dhe infermierët, ushtarakët, punonjësit e policisë po ashtu.

Po bëhet tani sepse ne i krijuam mundësitë që të bëhet. Nuk ka pasur gjë më normale qëkur ne kemi marrë detyrën, se pensionistët që kërkonin të rriteshin pensionet, por s’kishte mundësi. Ajo ishte ekonomia që kishim trashëguar dhe duhet të krijonim mundësinë. Dhe filloi rritja në janar me atë bonusin ekstra, që në janarin e vitit të ardhshëm do të jetë dyfishi. Në 2028-ën trefishi, 2029-katërfishi dhe në 2030-ën pesëfishi. Kjo vjen se u rritën mundësitë.

Ne nuk numërojmë pasaportat shqiptaret që hyjnë në Shqipëri. Numërojmë vetëm ato të huajat.

Këto që themi janë faktet. Nuk mund të çohet një njeri dhe të thotë me plot gojën: ‘Është rritur korrupsioni’. Kjo është një gënjeshtër shumë e madhe, sepse po të ishte rritur korrupsioni nuk do të rritej ekonomia, pensionet, numri i përfituesve nga garat publike etj. Unë e refuzoj me neveri këtë narrativë që nuk dinë të thonë gjë tjetër veç: ‘Vjedhje, vjedhje, vjedhje! Korrupsion, korrupsion, korrupsion!’. Por po të ishin të vërteta këto, nuk do të ndodhnin ndryshimet që ne kemi bërë”, tha Rama. 

edi rama korrupsioni

3 Komente

  1. K
    Kiu

    Ahhh thame se do ta pranoje plotesisht! Nejse, ne e dijme cfare baterdie ke bere dhe po ben!

    1. d
      dani

      Pensionista, jeni mbi 700 mije. Rama ju talli , margjinalizoi dhe ju la ne harresen e moshes, pa menduar se me se jetoni. Ju genjen per rritje pensionesh, por realisht parate shkojne tek nje grusht njerzish rreth tij. Prandaj, mos degjoni as Saliun e as Ramen. Dilni ne votime dhe vetem zhgarraviteni fleten, se po nuk dolet, voten tuaj e vjedhin patronazhistet. Kete kerkojuni edhe femijeve tuaj kudo qe jane! Vetem keshtu do ta shohi sa vlen kjo qeveri dhe opozita tradhetare e Berishes.

      1. K
        Krimi ka emër..

        Ky ujk nuk ha rrush e dardha pas shpime,ky ha Shqipërinë me gjithë shqiptarët.Ky ha 15 miliardë euro për 13 vite.Ta lërë karrigen njëherë dhe të futet kontrolli i shtetit të bëjë punën si duhet,apo SPAK-u,dhe do shihet fare mirë batërdia që ka bërë ky ujk i mbuluar me lëkurë dhie.????????????????????

        Lini një Përgjigje