TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Prill 2026, 12:44

Berisha paralajmëron: Tentakulat mafioze të Tiranës po shtrihen në Kosovë

Shkruar nga Pamfleti
Berisha paralajmëron: Tentakulat mafioze të Tiranës po shtrihen
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha në një bashkëbisedim në rrjetet sociale me ndjkeësit e tij ka deklaruar se grupet kriminale të lidhura me qeverinë shqiptare janë shtrirë edhe në Kosovë, duke paralajmëruar për rreziqe serioze ndaj sigurisë rajonale.

Duke iu përgjigjur pyetjeve mbi raportimet e mediave në Kosovë për investime të dyshimta në sektorin e ndërtimit nga grupe pranë kryeministrit Rama, Berisha deklaroi se ekziston rreziku i ngritjes së një skeme të pastrimit të parave, të ngjashme me atë që sipas tij ndodh në Tiranë.

Ai theksoi se një zhvillim i tillë do të dëmtonte rëndë procesin e integrimit të Kosovës dhe do t'i jepte argumente Serbisë për ta akuzuar atë si një "narko-shtet".

Në deklaratën e tij, Berisha përsëriti akuzën se Shqipëria nën drejtimin e Edi Ramës është kthyer në një "narko-shtet" që përbën një kërcënim jo vetëm për rajonin, por për të gjithë Evropën.

"Në mediat e botës po rritet denoncimi i mafies shqiptare si mafia ndërkombëtare më e rrezikshme e planetit," tha Berisha, duke pretenduar se kjo mafie është eksportuesi kryesor i kanabisit dhe transportuesi kryesor i kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës.

Në këtë kontekst, ai i bëri thirrje autoriteteve të Kosovës që të marrin masa të menjëhershme dhe të prerë ato që i quajti "tentakulat mafioze të Tiranës" në territorin e tyre, me qëllim mbrojtjen e shtetit ligjor.

Më herët, Berisha konfirmoi se Partia Demokratike mbetet e angazhuar në projektin e saj për një Mirditë të bashkuar brenda kufijve të saj natyralë si një entitet i vetëm i qeverisjes vendore, një projekt që sipas tij do të zbatohet nga qeveria e ardhshme e dalë nga kjo forcë politike.

tentakulat mafioze të tiranës kosovë

2 Komente

  1. k
    kiu

    Akoma ju me kete plak te lig..Eshte njelloj me Ramen. Njerezit nuk duan t shikojne me..mjaft me kaq

    1. L
      LIRIA

      Sali Cari, eshte bere si ato FALLXHORET, une e njoh me mire.

      Lini një Përgjigje