TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Prill 2026, 12:40

"Rama kërkon të shtrijë duart e tij të zeza", Berisha për shtrenjtimin e naftës: Masat e qeverisë janë qesharake!

Shkruar nga Pamfleti
"Rama kërkon të shtrijë duart e tij të zeza",
Sali Berisha

Rritja e çmimit të naftës në 224 lekë për litër ka nxitur reagimin e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili e lidh situatën me nivelin e lartë të taksave, përtej zhvillimeve ndërkombëtare. 

Në një komunikim me ndjekësit në rrjete sociale, ai pranon ndikimin e krizës në Lindjen e Mesme në tregjet e energjisë, por thekson se rritja në Shqipëri është më e fortë se në vendet e tjera, duke theksuar se Shqupëria ka taksa shumë të larta për naftën.

“Nuk ka dyshim se lëvizja e çmimit të naftës diktohet nga kriza energjetike e krijuar për shkak të luftës në Lindjen e Mesme dhe goditjes së vendeve të Gjirit nga Irani. Por një rritje të tillë çmimi nuk e ka asnjë vend tjetër në botë. Shqiptarët duhet ta dinë se qeveria shqiptare ka vendosur taksën më të lartë në botë mbi naftën. Asnjë vend tjetër nuk takson kaq rëndë naftën në shkallën 60 përqind të çmimit të saj. Shqipëria është rekord në Europë dhe në botë në taksimin e naftës, çka detyron kompanitë të mbajnë çmime stratosferike", th ai.

Berisha ndalet edhe te ndikimi i çmimit në raport me të ardhurat, duke theksuar se barra reale për qytetarët është më e rëndë se në vendet e tjera.

“Por së dyti dua të theksoj se në qoftë se e bëjmë me proporcion rrogash apo të ardhurash ditore, Shqipëria rezulton, shqiptarët rezultojnë se duhet të paguajnë për naftën që blejnë 6-8 herë më shumë se qytetarët e vendeve të tjera në raport me të ardhurat e tyre. Pra, nafta është një ndëshkim i vërtetë dhe kjo është një taksë çnjerëzore, absurde, të cilën e paguajnë çdo qindarkë qytetarët shqiptarë", u shpreh Berisha.

Ai kritikon edhe masat e ndërmarra nga qeveria, duke i konsideruar pa efekt dhe duke propozuar ulje të drejtpërdrejtë të taksave.

“Edi Rama taton naftën 1.1 euro për litër sa asnjë vend tjetër në botë, 60 përqind të çmimit. Masat që ka shpallur janë qesharake. Nuk kanë dhe nuk mund të kenë asnjë ndikim. Masa të vërteta janë ato që i shpalli Australia dhe po i shpallin vende të tjera. Përgjysmim i taksave të naftës. Me fjalë të tjera, në qoftë se Shqipëria merr 1.1 euro për litër të naftës, qeveria këto taksa duhet t’i ulë në një shumë të përbashkët 0.55 euro për litër naftë", tha Berisha.

Sipas tij, ndikimi i çmimit të naftës shtrihet përtej përdoruesve të automjeteve dhe prek drejtpërdrejt kostot e jetesës.

“Dhe ata që kanë më pak janë ata që nuk kanë vetura sepse nafta ndikon direkt në transportin e të gjitha llojeve. Nafta ndikon direkt tek çmimi i bukës, tek çmimi i ushqimeve, tek prodhimet bujqësore, pra ka ndikime të shumëllojta dhe dhimbje më shumë krijon tek ata që nuk kanë makina", nënvizoi kreu i PD.

Në vijim, Berisha ngre edhe çështjen e kontrabandës së naftës, duke akuzuar për përfshirje në nivele qeveritare dhe duke paralajmëruar për pasoja nga ndërhyrjet shtetërore në treg.

“Natyrisht duhet të luftohet me çdo kusht kontrabanda qeveritare sepse janë 350 mijë ton më së paku që vijnë me anije të padoganuara, dhe të padoganuara mund të kalojnë vetëm kontrabanda e ministrave dhe Edi Ramës. Zgjidhja që do të japë Edi Rama është një zgjidhje mashtrim sepse ai kërkon të krijojë një ndërmarrje të re të tij, siç krijoi AKSHI-n, siç krijoi Air Albania në mënyrë që vetë të jetë përfituesi kryesor", tha ai.

shtrenjtimi i naftes sali berisha

Lini një Përgjigje