Gjatë marshimit dëgjohen vazhdimisht thirrje si “Ju erdhi fund”, “Edi Rama o hajdut” dhe slogane që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit.
Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” janë shpalosur dhjetëra pankarta me mesazhe kundër qeverisë, ndërsa mijëra qytetarë po marshojnë drejt Kryeministrisë në ditën e pestë të protestës.
Brohoritjet “Ju erdhi fundi”, “Edi Rama, dorëhiqu!” dhe “Jo Zvërnec” shoqëruan marshimin e protestuesve, të cilët kërkojnë anulimin e projektit.
Gjatë marshimit nuk munguan as thirrjet: "Shqipëria nuk shitet", “Zëri ynë, dinjiteti ynë, e ardhmja jonë”.
“O pallosh, o zagar jep dorëheqjen sa më parë, Rama në burg, Berisha në burg”, ishte një nga thirrjet e protestuesve drejtuar Ramës.

Pjesëmarrja është më e lartë krahasuar me ditët e mëparshme të mobilizimit.
Në krye të marshimit ecën gra dhe fëmijë, në një mesazh simbolik për mbrojtjen e mjedisit dhe të ardhmes së brezave të rinj.


Gjatë lëvizjes drejt Kryeministrisë, protestuesit brohoritën në kor kundër qeverisë dhe klasës politike.

Protestuesit artikuluan gjithashtu thirrje kundër liderit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke kërkuar përgjegjësi politike dhe ligjore për figurat kryesore të politikës shqiptare.

Organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në tërheqjen e projektit.
Prania e forcave të policisë është shtuar përgjatë gjithë itinerarit të marshimit dhe në perimetrin e Kryeministrisë, ndërsa protesta deri tani po zhvillohet pa incidente.
Disa prej pankartave nga protesta:




Jam krenar qe jam shqiptar. Poshte hajdutet!
Jo ky projet por te gjitha projektet e te huajve te terhiqen. Te gjithe te huajte qe kane blere shtepi e prona te largohen sidoms kush nuk ka nenshtetesi Shqiptare. Jo vetem ne Europe por ne te gjithe boten eshte nje urrejtje e tmerrshme ndaj Shqiptareve, natyrisht e nxitur nga armiqte tane e politikat e tyre te ndyra e jo nga "bemat" e Shqiptareve. Jashte me ta edhe tradhetaret e hajdutet e kombit.