TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Prill 2024, 21:09

Rama i del në krah Olta Xhaçkës dhe sulmon Kushtetuesen: Nuk mund të diktojë votën e deputetëve!

Shkruar nga Pamfleti
Rama i del në krah Olta Xhaçkës dhe sulmon Kushtetuesen: Nuk
Rama-Xhaçka dhe Yuri Kim

Rama i “jep mend” Kushtetueses dhe bën lojëra me votimin në Parlament...

Kryeministri Edi Rama, e ka bërë edhe një herë të qartë se nuk do ta lëshojë Olta Xhaçkën. Ndonëse u shkel me të dyja këmbët vendimi i Gjykatës Kushtetuese, për kreun e qeverisë nuk është ashtu.

Rama u shpreh në një intervistë se mandati i Xhaçkës është gjykuar në Gjykatën Kushtetuese dhe se rasti i konfliktit të interesit, ka mbetur peng i një konflikti midis grupeve të opozitë. Por ai ka sulmuar gjykatën, duke thënë se ajo nuk dikton dot votën e deputetëve.

Sipas kreut të qeverisë, nuk mund të urdhërohen deputetët sesi duhet të votojnë dhe shtoi se kjo nuk ka lidhje me reformën në drejtësi. Por duket se këtu Rama ka rënë brenda, pasi janë me qindra rastet kur ai ka urdhëruar deputetët që të votojnë në unison për ligje të caktuara.

Rasti i vendimit për të votuar në parlament nga shumica nuk ka të bëjë fare, zero me Olta Xhaçkën. Rasti i konfliktit të interesit është gjykuar në gjykatë kushtetuese dhe në fund ka mbetur peng i një konflikti midis dy opozitave a tre opozitave, a shtatë opozitave sa janë, që kanë çuar për të njëjtën gjë dy ankesa të ndryshme, dhe gjykata kushtetuese në një farë mënyre ka dashur që ti japë përgjigje edhe njërës edhe tjetrës dhe ka sjellë për parlamentin një vendim të pazbatueshëm. Pse të pazbatueshëm? Për një arsye shumë të thjeshtë. Gjykata Kushtetuese mund të rrëzojë ligjet që bën Parlamenti për mos përputhje me Kushtetutën. Gjykata Kushtetuese nuk mund të urdhërojë se si votojnë deputetët, është e pamundur. Është teorikisht dhe teknikisht e pamundur. Sepse vota e çdo deputeti është sovrane”, tha ai në emisionin “Real Story” në ABC News.

Më tej ai tha se vendimi nuk ka lidhje fare me reformën në drejtësi.  Por ai mori përsipër t’i japë mend edhe Kushtetueses. Po ashtu nuk ka kursyer sulmet. 

Sepse kur gjykata Kushtetuese merr përsipër të gjykojë një ligj që kalon parlamenti është në të drejtën e saj që të thotë ky ligj nuk përputhet me kushtetutën dhe nuk diskutohet që ti duhet ta zbatosh. Por nëse Gjykata Kushtetuese, sjell një vendim në parlament që thotë ma ço mua këtë ti kështu siç e kërkoj unë, kjo është jashtë mundësive sepse parlamenti është pushtet sovran dhe nuk e detyron dot askush as Gjykata Kushtetuese se si duhet të votojë. Gjykata Kushtetuese gjykon patjetër nëse Parlamenti voton në mënyrë të gabuar. Pra, nuk ka lidhje fare me personin”, tha ai.

Por Rama mori sot një shuplakë nga BE. Ambasadori i Bashkimit Europian takoi kryetaren e Kushtetueses dhe i dha mbështetje gjykatës.

Lini një Përgjigje