TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Janar 2025, 17:27

Rama fut në ankth deputetët, nis diskutimet për hartimin e listave; e gjithë partia në sulm për të ‘blerë’ diasporën

Shkruar nga Pamfleti
Rama fut në ankth deputetët, nis diskutimet për hartimin e
Rama në mbledhje grupi

Kush do të jetë te lista e hapur dhe kush te ajo e mbyllur?

Kreu socialist Edi Rama duket se ka nisur përgatitjet për lista e deputetëve në zgjedhjet e 11 majit.

Ai ka pasur një takim sot me drejtuesit politikë, ku në fokus kanë qenë dy elemente: Listat e kandidatëve dhe vota e diasporës.

Në vitet e shkuara, listat janë hartuar në bashkëpunim mes Ramës dhe drejtuesve politikë. Janë këta të fundit që ofrojnë emra dhe më pas në fund vendos kryeministri se kush vlen dhe kush jo. Por sot, mësohet se Rama ja u ka bërë të qartë se kush kategori do të jetë në lista të hapura dhe kush në ato të mbyllura.

Në Asamblenë e Shtatorit, Rama bëri një deklaratë të fortë. Ai tha se të gjithë drejtuesit politikë dhe deputetët me mbi 2 mandate, do të jenë te lista e hapur. Ndërsa te lista e mbyllur dhe që është i sigurt mandati, do të jenë Taulant Balla, Blendi Klosi dhe figurat e reja.

Nuk e dimë nëse do të vijohet kështu, por sot Rama u ka dhënë direktiva drejtuesve politikë se si do të bëhet ndarja e listave dhe cilësitë që duhet të kenë kandidatët që do futen aty.

Ndërkohë, synimi i PS në këto zgjedhje do të jetë diaspora. Rama e di se në vend ka shumë pakënaqësi. Sondazhet tregojnë se ka një rritje të madhe të partive të reja dhe një rënie të PS. Për këtë arsye kryeministri kërkon ta kompensojë rënien përmes diasporës, si dhe duke rritur pensionet, duke ulur çmimin e energjisë dhe duke falur gjobat.

Socialistët kanë ngritur call center në çdo bashki, të cilët do të nisin ditën e shtunën telefonatat me diasporën, duke i ndihmuar ata të regjistrohen online në KQZ nëse janë votues të PS-së.

Disa persona, do të dërgohen nga Shqipëria, në qytetet kryesore të Evropës ku PS ka të dhëna për votues të përqendruar të saj. Këta delegatë do të jenë përgjegjës për të ndihmuar emigrantët të plotësojnë në mënyrë korrekte aplikimin për tu regjistruar.  Qëllimi final i PS është që të krijojë një listë nga diaspora me të gjithë votuesit e saj. /Pamfleti

 

Lini një Përgjigje