TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Dhjetor 2023, 22:38

“Qeveria dhe Bashkia e Tiranës kanë pasur garanci që s'do preken”, Kryemadhi: Veliaj i zhytur totalisht te inceneratori i Tiranës

Shkruar nga Pamfleti

“Qeveria dhe Bashkia e Tiranës kanë pasur garanci që

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi teksa ka komentuar skandalin me inceneratorët,  deklaroi se arroganca që ka përdorur qeveria dhe bashkia e Tiranës në skemën e mashtrimit dhe grabitjes së inceneratorëve tregon haptazi që kanë pasur garanci të madhe që nuk do preken.

Sipas saj, me denoncimet për inceneratorin, thelbi i saj është që paratë që paguhen, 29 euro për ton për një proces që nuk kryhet janë para që i merren taksapaguesve shqiptarë

Arroganca që ka përdorur qeveria dhe bashkia e Tiranës tregon haptazi që kanë garanci të madhe që nuk do preken. I gjithë procesi, mekanizmi, skema, jo vetëm e mashtrimit, por edhe e grabitjes ka ardhur si rezultat i arrogancës që nuk do i hetojë njeri. Tek inceneratori i Tiranës është një skemë mafioze që ka të bëjë me ‘off shore’ që paratë shkojnë jashtë shtetit dhe ti nuk i gjëmon dot. Sigurisht që drejtësia po të ketë vullneti profesional mund ta zbërthejë”, tha ajo në “MCN TV”.

Kryemadhi thekson se Veliaj është i përfshirë drejtpërdrejtë në aferën e inceneratorit të Tiranës.

Pavarësisht se kemi administrim nga Agjencia e Administrimit të Pronave të Sekuestruara, pavarësisht se paratë nuk ikin në ‘off shore’  ne vazhdojmë të paguajmë paratë dhe nuk e dimë se çfarë ndodh me paratë që paguajmë. Nuk e dimë sa e vërtetë është që administratori i caktuar nga agjencia ka dhënë dorëheqjen.

Inceneratori i Tiranës ka drejtpërdrejtë të përfshirë kryetarin e bashkisë së Tiranës. Ai ka pasur dijeni që në 2016. Në 20107 është firma e tij, Veliaj është nga të vetmit drejtues që ka firmosur për një koncesion të paligjshëm, ka devijuar fatin e një koncesioni të paligjshëm që vjen si rezultat i një papërgjegjshmërie politike. Është përforcuar me firmosjen e aneksit numër 9 të kontratës së koncesionarit që garanton pagesat mujore sa i përket këtij koncesionarit të paligjshëm”, tha ajo.

Sipas Kryemadhit, Veliaj ka emëruar dy anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave. “Me çfarë të drejtë ka emëruar Tushën dhe Simirxhiun, që janë të ndaluar nga SPAK për të qenë anëtarë të vlerësimit të komisionit të ofertave që kanë miratuar një kontratë që është ajo e inceneratorit. Edhe pse nga Ballgjini në procesverbalin e fundit është kërkuar që kjo kontratë të miratohej në Këshillin Bashkiak, përfaqësuesit e Bashkisë së Tiranës nuk e kanë pranuar.  Këta përfaqësues me firmën e kujt kanë vajtur në komisionin e vlerësimit të ofertave, sigurisht që kanë shkuar me firmën e Veliajt”, vijoi ajo.

Lini një Përgjigje