TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Shtator 2023, 15:48

Pse Mediu nuk thërret Shkëlzenin si dëshmitar për Gërdecin?!

Shkruar nga Pamfleti
Pse Mediu nuk thërret Shkëlzenin si dëshmitar për
Gërdeci, Mediu dhe Shkëlzen Berisha

Personi i parë që ish-ministri i Mbrojtjes mori në telefon pas shpërthimit ishte djali i ish-kryeministrit, por ai nuk e ka futur në listën e dëshmitarëve që duhet të pyesë gjykata...

Gjyqi kundër Fatmir Mediut ka marrë sot një tjetër rrjedhë. Gjykata vendoi të heqë gjykimin e shkurtuar me kërkesë të vetë ish-ministrit, ndërkohë që kreu i PR ka kërkuar si dëshmitarë afro 90 persona. Në listë janë ish-ministra të Berishës, përfaqësues të mazhorancës, si dhe drejtues të kompanisë që merrej me demontimin e municioneve. Por ajo që bie në sy është se Mediu ka thirrur këdo që kishte kontakt me Gërdecin, përveç një personi Shkëlzen Berishës.

Personi i parë që ish-ministri i Mbrojtjes mori në telefon pas shpërthimit ishte djali i ish-kryeministrit, por ai nuk e ka futur në listën e dëshmitarëve që duhet të pyesë gjykata. Po ashtu një detaj tjetër që ka nuk përmend Mediu janë kabllogramet e ambasadës amerikane. Bëhet fjalë për disa letër-këmbime mes ambasadës së SHBA dhe Departamentit të Shtetit, të cilat tregojnë shumë mbi atë se çfarë ndodhte realisht në Gërdec.

Rrjedhjet e regjistrimeve telefonike zbulojnë se vetëm disa orë pas 15 marsit 2008 kur ndodhi shpërthimi në Gërdec, Ministri i Mbrojtjes, Mediu, e telefoni djalin e Berishës katër herë. Më tej, Mihal Delijorgji, pronar i Albademil (kompania që punonte në Gërdec) telefonoi Shkëlzenin vetëm 30 minuta pas shpërthimit. Nga janari deri në ditën e shpërthimit, Delijorgji e telefononte Shkëlzenin 56 herë. Përveç kësaj, janë konfiskuar shënime nga sekretaret e Ministrisë së Mbrojtjes që tregojnë se gjatë vitit 2007 dhe 2008 ish/ministri Mediu pati takime të shpeshta me Shkëlzenin. Në një takim thuhet se Shkëlzeni kërkoi që Mediu të rriste ritmin e furnizimit me municione të Gërdecit”, thuhej në Kabllogram.

Në një tjetër kabllogram, fundoset Aldo Bumçi. Mediu e ka thirrur këtë të fundit si dëshmitar dhe mbetet të shihet nëse gjykata do e pyesë për lidhjet me Shkëlzenin.

Në një dëshmi, sekretarja e ministrit të Drejtësisë, Aldo Bumçi, tregoi për të paktën dy takime mes Bumçit dhe Shkëlzenit në 2007-ën. Dhe kur u pyet për një letër që Bumçi i dërgonte Mediut për aprovim të projekt-ligjit që do t’i hapte rrugë çmontimeve në Gërdec, ajo konfirmoi që Bumçi kishte shkruar mbi kapak “Për Shkëlzen Berishën”. Pas kësaj dëshmie, Bumçi, ende një deputet, akuzoi ish-sekretaren e tij për shpifje dhe e paditi atë. E frikësuar, sekretarja publikisht deklaroi se dëshmia kishte qenë e falsifikuar”, thuhet në kabllogramin e ambasadës amerikane.

Pra nëse Fatmiri mendon se është i pafajshëm, duhet të dalë e të tregojë në gjykatë se çfarë lidhte me Shkëlzenin. Në disa studio ai i ka pranuar bisedat me të dhe të shohim se çfarë do bëjnë prokuroria me gjykatën. A do kërkojë gjykata dëshminë e Zenit dhe a do kërkojë SPAK kabllogramet e SHBA? Apo mos është një strategji e Mediut për të fundosur Shkëlzeni pëmes dëshmitarëve. Aty ka shumë emra të lidhur me të dhe ndoshta Mediu do ta godas indirekt. Mbetet të shihet si do të veprojë gjykata. /Pamfleti

mediu gerdeci berisha

Lini një Përgjigje