TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Dhjetor 2023, 17:35

Pse është zhdukur Ilir Meta? Fatos Klosi: PL ka marrë tatëpjetën, iku koha e ofiqeve dhe benefiteve

Shkruar nga Pamfleti

Pse është zhdukur Ilir Meta? Fatos Klosi: PL ka marrë

Ilir Meta ka dalë nga qarkullimi që kur SPAK ka nisur goditjet e bujshme. Në media nuk ka dalë më, po ashtu nuk ka mbështetur protestat e Sali Berishës.

Për Fatos Klosin, me të cilin ka bashkëpunuar kur themeloi LSI, ai nuk është zhdukur për shkak të frikës, por sepse partia e tij nuk ka më forcë. Sipas tij, PL ka marr tatëpjetën dhe Meta nuk ka çfarë të bëjë.

Nuk besoj se ai është trembur nga gjykatësit dhe nuk merret më me politikë, kam përshtypjen se është trembur nga politika, sepse partia e tij ka mbetur në hiçgjë. Ai tani nuk ka pasur rastin që të përdorte vende pune të qeverisjes për anëtarët e vet të partisë. Ajo parti që në fillim është mbështetur në ofertën që i bënte anëtarëve të vet nëse do të vinte në pushtet për një vend pune. Asnjëri nuk beson më se ai mundësitë për të ofruar poste. Kanë mbetur shumë pak njerëz në atë parti, personazhi më i rëndësishëm i tij është ai që e solli nga presidenca, që nuk kishte asnjë lidhje me partinë dhe tani bën fjalime në emër të Ilirit. Ia ka mbushur mendjen Iliri se është i aftë për të mbajtur fjalime dhe nuk e di se kush ka mbetur në atë parti”, tha ai në një intervistë.

 

Lini një Përgjigje