Rekordi i zhvlerësimit të euros është si pasojë e pazarit politik me blerje votash dhe paranë e pistë që kontribuon sot sa tek betoni por më shumë tek fushata!
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar sot për rënien e euros në kursin e këmbimit valutor që ditët e fundit ka arritur rekorde negative.
Tabaku thotë se kjo nuk ndodh se ekonomia jonë po shkëlqen, as se remitancat po zhvlerësojnë euron; përkundrazi situata është gri dhe parashikohet edhe më gri.
Sipas saj, rekordi i zhvlerësimit të euros është si pasojë e pazarit politik me blerje votash dhe paranë e pistë që kontribuon sot sa tek betoni por më shumë tek fushata!
"Sa herë në Shqipëri ka zgjedhje po aq herë arrihen rekordet negative të rënies së euros.
Pse bie euro dhe vlerësohet leku? Kjo nuk ndodh se ekonomia jonë po shkëlqen, as se remitancat po zhvlerësojnë euron; përkundrazi situata është gri dhe parashikohet edhe më gri!
Nuk është e vlerësuar monedha jonë sepse kemi një ekonomi më të fortë! As se po na mbysin turistët e huaj që janë derdhur në Shqipëri për të shpenzuar miliona!
Rekordi i zhvlerësimit të euros është si pasojë e pazarit politik me blerje votash dhe paranë e pistë që kontribuon sot sa tek betoni por më shumë tek fushata!
Mos u gënjeni nga slogani pemëve që në fakt mbulon të vërtetën e parave të pista që po i hapin gropën ekonomisë sonë!
Mos i përbuzni shqiptarët me gënjeshtra kur të gjithë e dinë të vërtetën që jehon nga betoni në zemër të Shqipërisë dhe shpërndahet në çdo skaj; pastrimi i parave dhe një qeveri në shërbim të këtij pastrimi!", shkruan Tabaku.
Ndërsa ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj kur u pyet nga gazetarët në lidhje me rënien e fortë të Euros në javët e fundit, ajo e justifikoi me hyrjen e turistëve të huaj.
Ministrja theksoi se disa nga faktorër që kanë ndikuar në rënien e euros në vend janë hyrjet nga turizmi, remitancat dhe investimet e huaja, por nuk përjahstoi as hyrjen e parave të pista.
“Unë do të qëndroja te paraja informale, që ekzsiton, Banka e Shqipërisë ka një matje dhe indikator për paranë jashtë bankave, që nuk është i lidhur me fushatat elektorale dhe nuk ka një element shtesë këtë vit.
Zhvlerësimi i Euros dhe forcimi i lekut është i lidhur me hyrjet e të ardhurave që kemi pasur gjatë këtij viti. Po ashtu investimet e huaja direkte janë rritur në neto dhe kjo ka qenë një tjetër arsye. Flukset hyrëse kanë qenë në rritje nga turizmi, remitancat dhe investimet e huaja.” tha ajo.
Ditën e sotme monedha evropiane blihet me 110.6 lekë dhe do shitet 111.4 lekë.
Lini një Përgjigje