TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi26 Prill 2023, 18:08

Bordi i transparencës ndryshon çmimin e karburanteve, ulen nafta dhe benzina

Shkruar nga Pamfleti

Bordi i transparencës ndryshon çmimin e karburanteve, ulen nafta dhe

Bordi i Transparencës është mbledhur ditën e sotme dhe ka vendosur ndryshimin e çmimit të karburanteve në tregun tonë.

Në përfundim të mbledhjes Bordi vendosi që nafta të shitet me 177 lekë/litri nga 181 që ishte. Benzina do të shitet me 178 lekë/litri nga 181 lekë/litri që ishte. Gazi mbetet i pandryshuar 75 lekë/litri.

Lista e çmimeve:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 177 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 165 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 178 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 166 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 75 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 63 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 83 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 26 Prill ora 20.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

cmimi karburantet bordi transparencës

Lini një Përgjigje