TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Nëntor 2023, 20:29

PS s’pyet për SHBA-BE, Felaj: Nuk negociojmë me Berishën, dialogun ta bëjë me drejtësinë

Shkruar nga Pamfleti

PS s’pyet për SHBA-BE, Felaj: Nuk negociojmë me Berishën,

Partia Socialiste duket e vendosur për të mos dialoguar me Berishën, pavarësisht se SHBA e BE kërkojnë që palët t’i japin fund konfliktit në Kuvend. Deputetja e PS, Ermonela Felaj, u shpreh se Berisha duhet t’i nënshtrohet dialogut me drejtësinë, pasi mazhoranca nuk e ndryshon qëndrimin me “non grata”.

Felaj shprehet se me Berishën s’ka dialog dhe pse thelbi i punës së Kuvendit është bisedimi. Sipas saj bashkëpunimi mes mazhorancës dhe opozitës po vështirësohet pasi ka ende deputet që nuk janë të qartë se kujt i përkasin.

“Deklarata e ambasadave i shoh të lidhura dhe me një deklaratë të bërë më shumë se një muaj e gjysmë më parë. Është bërë nga ambasada amerikane dhe britanike. “Konfirmohet se nuk kemi ndryshuar pozicionin tonë mbi individë non grata...”. Qartësisht dhe mazhoranca këtë qëndrim ka mbajtur. Janë deklarata që i drejtohen si mazhorancës dhe opozitës. Në thelb të punës së Kuvendit qëndron dialogu. Me Berishën s’ka dialog. Ai t’i nënshtrohet dialogut me drejtësinë”, tha ajo në Report TV.

Felaj, shtoi se shumë deputetë të opozitës ende nuk e kanë të qartë se në cilin grup të PD-së duan të jenë, te ai që njeh Gjykata me kryetar Lulzim Bashën apo te grupi i Berishës. Kjo sipas Felajt e bën edhe më të vështirë bashkëpunimin e mazhorancës me opozitën.

“Në opozitë disa kolegë nuk janë të qartë se kujt i përkasin, PD zyrtare apo grupit të Berishës. Ne nuk duam të zgjedhim kundërshtar, ky është kurthi ku duan të na fusin. Nga i pari te i fundit ata janë kundërshtarët tanë. Kurse Drafti i Bashës nuk është gjë e re. Ku është zoti Basha e shikon njeri në kuvend e komision? Nuk flasim me njerëz në mungesë dhe që duan të mbeten në mungesë”, shtoi Felaj.

ermonela felaj sali berisha shba be

Lini një Përgjigje