TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Nëntor 2023, 19:02

“Kuvendi është kthyer në cirk”, Koduzi: Lojë e Ramës dhe Berishës, duan të shkatërrojnë PD-në

Shkruar nga Pamfleti

“Kuvendi është kthyer në cirk”, Koduzi: Lojë e

Kuvendi është kthyer prej javësh në kaos, ku seancat sa vjen e po zhvillohen edhe më të shkurtra. Opozita e udhëhequr nga Sali Berisha dhe Gazmet Bardhi, ka krijuar situata të paprecedentë në Kuvend nga ndezja e tymuesve dhe deri tek zjarri në tavolinë.

Lidhur me këto ngjarje, anëtari i kryesisë së PD-së Gazment Koduzi fajësoi Berishën dhe Ramën për situatat e krijuara, pasi sipas tij kjo është një lojë e tyre për të sulmuar PD-në. Koduzi tha se PD nuk e mbështet kaosin e krijuar në parlament dhe shpreh shqetësimin për këtë që po ndodh.

“Cirk, kemi parë fatkeqësisht që në politikën shqiptare këto 33 vite vetëm cirk. Kaosi në Parlament skenar kundër PD dhe Bashës. Ka që pas kuvendit të 2 shtatorit që ka shkuar shkresa në parlament që Bardhi nuk është as anëtar i PD-së. Nikolla vazhdon të mbaj të kryetar të grupit parlamentar Bardhin. Grupi i Bardhit shkoi te Berisha për një vend në lista. PS është bërë aleate me grupin e Berishës në Kuvend, janë kundër SHBA. Gjykata njeh Lulzim Bashën kryetar të PD”, tha Koduzi në Report Tv.

Sa i takon aksioneve të SPAK, Koduzi nënvizoi se mbështet drejtësinë, ndërsa shtoi se njëri i fshihet drejtësisë duke ju referuar Ramës dhe tjetri llogaridhënies duke ju referuar Berishës.

“Mbështesim aksionet e fundit të SPAK. Ne e dimë tashme se thembra e Akilit të shoqërisë shqiptare është korrupsioni që nuk po lejon. Njëri i fshihet drejtësisë, ndërkohë që tjetri i fshihet llogaridhënies duke bërë këtë cirk në Kuvend. PD e mbështet fuqishëm SPAK-un dhe nëse ka një dritë për t’i dhënë një të ardhme më të mirë shqiptarëve është një drejtësia”, tha Koduzi.

gazment koduzi kuvendi sali berisha

Lini një Përgjigje