TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Nëntor 2023, 20:22

Basha pjesë e aksionit opozitar? Luan Baçi: Mund të bashkohet vetëm si deputet, kryetar është Berisha

Shkruar nga Pamfleti

Basha pjesë e aksionit opozitar? Luan Baçi: Mund të bashkohet

Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi tha se Lulzim Basha mund të marrë pjesë në aksioni e opozitës së bashkuar vetëm si deputet.

Në një intervistë për ‘Euronews Albania’, Baçi shtoi se Basha nuk mund të kërkojë të jetë pjesë e këtij aksioni si kryetar, pasi ky rol i përket Salu Berishës, ndërsa si deputet i opozitës dhe i Partisë Demokratike, askush nuk mund t’a heqë të drejtën.

Zoti Basha mund të jetë pjesë e këtij aksioni gjithëpërfshirës si deputet. Si deputet i parlamentit, si deputet i Partisë Demokratike, absolutisht nuk ia heq njeri këtë të drejtë edhe pse ka punuar kundër Partisë Demoratike.

Partia Demokratike tashmë dihet se kush është. Ka një kryetar të Partisë Demokratike, Doktor Profesor Sali Berishën, ka një kryetar të grupit parlamentar që është zoti Bardhi dhe më lejoni t’ju them që më në fund edhe vetë ndërkombëtarët e pranuan në kuptimin e plotë e të mirë të fjalës se kush është opozita”, tha Luan Baçi.

baçi berisha

Lini një Përgjigje