Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka shpërthyer në kërcënime kundrejt mazhorancës pas rrëzimit të kërkesës për interpelancë të Sali Berishës me Ramën.
'Në të ardhmen do të zb*theni me këto qëndrime që po mbani. Do keni precedent që do t’ju vijnë dhe nga PE. Çfarë do të bëni seancën tjetër kur t’ju vij shkresa do ta lexosh, si çeçua do ta lexosh, është një realitet dhe mos vazhdoni me këtë kokëfortësi.’, tha Edmond Spaho.
Gjithë deputetët e Berishës, që kanë muaj bëjnë betejë në Kuvend vetëm për Saliun, jo për demokratët apo shqiptarët, kërkuan sot në Kuvend që ai të lejohet të marrë pjesë në seancat plenare, me qëllim që të mos i digjet mandati i deputetit.
Por nënkryetarja Ermonela Felaj e tha qartë, se nuk mund të marrë pjesë në seancë një person me “arrest shtëpi”, pasi nuk e lejon ligji.
Por deputetja demokrate, Albana Vokshi, tha se mazhoranca 'tmerrohet nga Berisha' dhe as nuk guxon t’ia përmendë emrin.
“Emri i Sali Berishës ju tmerron. Ku është ai vendim gjykate që ia ndalon atij të ushtrojë të drejtën e deputetit,” tha ajo.
Vokshi kërcënoi se nuk do ketë paqe, pa u liruar Sali Berisha.
“Nuk do të ketë paqe as në këtë sallë, as jashtë kësaj salle, pa liruar Sali Berishën.
As Lindita, as Rama nuk mund ta ndalojë Berishën në të drejtën kushtetuese të përfaqësimit të qindra mijëra qytetarëve shqiptarë.
Ndaj sot i bëj ftesë çdo qytetari, çdo opozitari, çdo politikani të na bashkohet. Le të protestojmë për të drejtat tona, liritë tona. Sepse ne bashkë mund t’ia dalim të rrëzojmë këtë narkoshtet,” tha Vokshi.
Lini një Përgjigje