TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Gusht 2024, 18:04

PS ndryshoi qëndrim për mandatin e Xhaçkës, Baçi: Veprim i vonuar, shpërfillje e rëndë ndaj Kushtetueses

Shkruar nga Pamfleti
PS ndryshoi qëndrim për mandatin e Xhaçkës, Baçi:
Agim Baçi

Analisti Agim Baçi ka komentuar vendimin e Kuvendi për të shqyrtuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatin Olta Xhaçkës.

Baçi tha se shpërfillja e qeverisë ndaj Kushtetueses është e rëndë. Ai shtoi se për rastin konkret duhet të ishte marrë vendim prej kohësh e të kishte edhe hetim.

Baçi theksoi se Rama ka thënë se nuk do mbrojë askënd, por përkundrazi ka mbrojtur shumë persona.

“Është e rëndë shpërfillja e qeverisë ndaj Gjykatës Kushtetuese. Rama asnjërin nuk e ka lëshuar lehtësisht. Edi Rama ka bërë shpërthime të kontrolluara. Duhet të ishte marrë një vendim prej kohësh dhe duhet të kishte edhe hetim, për investitorët strategjikë.

Xhaçka ka kohë që është pjesë e qeverisë dhe duke qenë prej kaq shumë kohësh aty, ka dhe ajo fuqinë e saj. Rama ka thënë se nuk do mbrojë askënd, por ka mbrojtur shumë persona. Rama thotë se nuk mbrojmë askënd përpara SPAK, por SPAK ka thënë se Policia e institucione të tjera nuk dërgojnë në SPAK asgjë”, u shpreh Baçi për “News24”.

mandati i xhackes kushtetuesja

Lini një Përgjigje