TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Nëntor 2023, 10:09

Projekt-buxheti i vitit 2024, Tabaku: Si Rama do të rrisë taksat për të çuar paratë në xhepat e oligarkëve

Shkruar nga Pamfleti
Projekt-buxheti i vitit 2024, Tabaku: Si Rama do të rrisë taksat
Jorida Tabaku

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka komentuar projekt-buxhetin e vitit 2024 dhe akuzon qeverinë Rama se çdo vit rrisin taksat për të çuar paratë në buxhetin e oligarkëve.

Në një postim në Facebook, Tabaku thekson se 195 milion euro arbitrazhi, PPP-të korruptive, 145 milion euro që janë të gjitha në hetim nga SPAK-u.

"Besoj të gjithë i keni dëgjuar shifrat stratosferike që po prezantohen me buxhetin tashmë. Asnjë lidhje me realitetin e xhepave të qytetarëve shqiptarë. Dy gjëra ka buxheti: Rritjen e përgjithshme të taksave me 70 mln euro, i njëjti avaz socialist i 10 viteve të fundit; dhe e dyta, ka një rritje të përgjithshme të çmimeve që reflektohet me më shumë të ardhura në buxhetin e shtetit. Nga pikëpamja e shpenzimeve, a do të sjellë gjë në xhepat e qytetarëve shqiptarë?

9% më pak fonde bujqësia, 195 milion euro arbitrazhi, PPP-të korruptive, 145 milion euro që janë të gjitha në hetim nga SPAK-u.

Si përfundim, avazi i 10 viteve të shkuara, e njëjta filozofi, asnjë sektor që ka mbështetje kryesore, asgjë për qytetarët shqiptarë në fund të ditës!", thotë Tabaku.

 

jorida tabaku projekt-buxhetin i vitit 2024

Lini një Përgjigje