TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Maj 2023, 10:24

Presidenti vulos turpin e qeverisë, dekreton projektligjet për rrijten e pagave për deputetët dhe ministrat

Shkruar nga Pamfleti
Presidenti vulos turpin e qeverisë, dekreton projektligjet për rrijten
Presidenti Bajram Begaj

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj i ka vënë vulën turpit dhe talljes e qeverisë për ligjin për rritjen e pagave.

Duke u fshehur pas propozimit për rritjen e pagave në administratë, presidenti i vendit ka dekretuar tre projektligjet, duke rritur kështu pagat për veten e tyre.

Ligjet përveçse kaluan me urgjencë në komisione, gjithashtu u miratuan me shumë shpejtësi si nga Parlamenti po ashtu edhe nga Presidenti.

"Të nderuar, referuar interesit të medias mbi dekretimin nga ana e Presidentit të Republikës Sh.T.Z Bajram Begaj të paketës së plotë të reformës së pagave, më poshtë gjeni të firmosura ditën e sotme 3 dekretet përkatëse", njofton Presidenca.

Kujtojmë se rritja e pagave për administratën publike, deputetët dhe ministrat u miratua në Kuvend vetëm 4 ditë më parë.

Kuvendi i Shqipërisë e miratoi me 95 vota pro, 3 kundër, asnjë abstenim, projektligjin për rritjen e pagave të punonjësve të administratës, ku përfshihen edhe funksionarët e lartë shtetërorë, nga Presidenti te kryeministri, ministrat dhe deputetët.

Paga që merret në referencë, është ajo e Presidentit të Republikës e cila shkon në 425 mijë lekë dhe përcakton të gjithë piramidën e pagave.

Presidenti vulos turpin e qeverisë, dekreton projektligjet për rrijten

Presidenti vulos turpin e qeverisë, dekreton projektligjet për rrijten

Presidenti vulos turpin e qeverisë, dekreton projektligjet për rrijten

 

bajram begaj dekreton ligjin për pagat

Lini një Përgjigje