TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Maj 2023, 07:15

"Shteti ka dy detyrime për bujkun", Braçe kritika të forta qeverisë: Mbroni prodhimin vendas nga importi!

Shkruar nga Pamfleti
"Shteti ka dy detyrime për bujkun", Braçe kritika të
Erion Braçe

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, thotë se qeveria duhet të mendojë të mbrojë prodhimin vendas, duke i siguruar bujkut një kontratë të mirë shitjeje, dhe për këtë ai tregon dhe mënyrën se si.

Zëri kritik i maxhorancës thhekson qeveria gjithshtu duhet të mbrojë prodhimin vendas nga importi.

“Atëherë unë mendoj që qeveria i ka të gjitha arsyet që të vendose apo të rregullojë çmimin me një çmim dysheme që  justifikon këto kosto dhe ti bëjë bujqit që të mbjellin prapë. Dhe e dyta është mbrojta e prodhimit vendas nga importi. Dhe kjo bëhet me taksimin në doganë dhe çmimit të referencës. Çmimi duhet të jetë mbi 50 lekë për kilogram”, u shpreh ai.

Fermerët shtuan sipërfaqet me grurë, por mungesa e magazinimit do të jetë një tjetër problem për ta pas çmimit të ulët.

Ministria e Bujqësisë sipas Braçes duhet ta kishte zgjidhjen e vendqëndrimit të grurit që në momentin që nxiti fermerët të mbjellin më tepër.

Deri sa ky institucion të ketë një përgjigje, Braçe ka dhënë zgjidhjen e tij.

“Mund të përdoret rezerva e shtetit për këtë punë. Ama rezerva e shtetit mund të përdoret për të blerë dhe sasinë e prodhimit të grurit brenda vendit me një çmim të rregulluar”, deklaroi deputeti.

 

braçe mbroni prodhimin vendas nga importi

Lini një Përgjigje