TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Maj 2023, 08:10

PD përgatitet për të zgjedhur drejtuesit e rinj, Bardhi thërret mbledhjen e Grupit Parlamentar dhe Kryesisë më 5-6 Qershor

Shkruar nga Pamfleti
PD përgatitet për të zgjedhur drejtuesit e rinj, Bardhi
Gazment Bardhi dhe Lulzim Basha

Partia Demokratike zyrtare do mbledhë strukturat e saj për dy ditë me radhë (5-6 Qershor) me qëllim vendosjen e hapave zyrtare që do të ndiqen për të ardhmen dhe zgjedhjen e drejtuesve të rinj.

Sekretari i Përgjithshëm i këtij grupimi, Gazment Bardhi ka shpërndarë një njoftim ku lajmëron mbledhjen e Grupit Parlamentar dhe kryesisë së partisë.

“Nisur nga kërkesa e disa kolegëve anëtarë të Kryesisë së Partisë Demokratike dhe të Grupit Parlamentar, me qëllim vlerësimin e situatës politike dhe veçanërisht hapave që duhet të ndërmarrë Partia Demokratike e Shqipërisë për ringritjen dhe forcimin e saj, në përputhje me Statutin e Partisë kam vendosur:

– Thirrjen e mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, ditën e hënë, datë 05.06.2023, ora 12:00.

– Thirrjen e mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, ditën e martë, datë 06.06.2023, ora 17:00.

Me rend ditë të të dyja mbledhjeve: “Diskutimi mbi situatën politike ne vend, dhe mbi procesin e riorganizimit të PDSH”. Secili anëtar i Grupit Parlamentar dhe Kryesisë së Partisë, do të shfrytëzojë kohën në dispozicion për të elaboruar dhe propozuar zgjidhjet më të mira për forcimin dhe riorganizimin e partisë”, shkruan Bardhi.

Në skenën politike është shfaqur edhe ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

Ai la të hapur mundësinë e rikthimit në krye të kësaj force, ndërsa ka sulmuar Sali Berishën.

Ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha, në një deklaratë për mediat jashtë Kuvendit nuk e ka pritur aspak mirë rikthimin e Lulzim Bashës në politikë.

Sipas Berishës, Bashën po e përdor kryeministri Edi Rama.

“Atë po e përdor Rama siç do. Mos bëj shaka. Ai është vegël në duart e Edi Ramës. Ai bën se çfarë i thotë Rama”.

Akuzën e tij, Berisha e përforcon më tej, duke thënë se agjendën e Bashës e shkruan Rama.

“Mos më pyesni për agjendën e tij, agjendën e tij ia shkruan Rama. Të bëjë ç’të dojë, asnjë lloj interesi nuk kam. Bëri ndonjë fushatë Basha? Ku e bëri fushatën? Ai është historia e kalit të Timuri”., tha ai.

Ndërkohë vetë kreu akutal i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi është shprehu se Basha e dha dorëheqjen për tu shërbyer demokratëve e për të mos nxitur më tej krizën, situatë kjo që është sërish një realitet në PD, ndaj shtoi se zgjidhjen për partinë nuk e sheh të lidhur me një emër, qoftë ai edhe Lulzim Basha.

Për rikthimin e Bashës nuk janë të gjithë në një mendje në kampin blu, por ata duke të gjithë "të bashkuar" se PD ka nevojë për një lidership të ri që nuk lidhet me emrin e Sali Berishës.

Përveç rikthimit të Bashës, emri tjetër që është lakuar se mund të marrë kryesimin e PD, është Jorida Tabaku.

Tabaku e pyetur sesi u përgjigjet atyre që e kërkojnë ata në krye të partisë, tha se PD duhet të bashkohet fillimisht.

"Duhet të lëvizim nga qasja e individit dhe duhet një vendimmarrje më e gjerë. Nëse nxitohemi tani, e humbim mundësinë e bashkimit të demokratëve në bazë, kjo është ajo që i referohem kur them partia duhet të bashkohet.", u shpreh ajo.

 Tashmë mbetet për t'u parë se çfarë do të diskutohet në mbledhjet e 5 dhe 6 qershorit.

pd basha tabaku bardhi berisha

Lini një Përgjigje