
Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen mbërrin sot në Tiranë për vizitë zyrtare. Kjo vizitë vjen 9 vjet pas asaj së ish-Presidentit austriak Heinz Fischer në Tiranë.
Ai do të pritet rreth orës 10:30 me ceremoni shtetërore nga presidenti Bajram Begaj dhe sëbashku me presidentin e Shqipërisë do të kenë një deklaratë për media rreth orës orës 11:45.
Kuvendi do të mblidhet në orën 13:00 për një seancë të posaçme me rastin e vizitës së presidentit Austriak me rastin e vizitës së presidentit austriak.
Përgjatë vizitës shtetërore Presidenti Van der Bellen do të zhvillojë takime të nivelit të lartë, si dhe do të marrë pjesë së bashku me Presidentin Begaj në një forum ekonomik me përfaqësues të biznesit austriak në Shqipëri.
Vizita është tregues i mbështetjes së Austrisë për Shqipërinë por edhe ndaj vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimit drejt Bashkimit Evropian.
Lini një Përgjigje