TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Maj 2023, 14:52

Politika fut sërish “duart” te reforma në drejtësi, por mban peng draftin për pasurimin e paligjshëm të pushtetarëve

Shkruar nga Pamfleti

Politika fut sërish “duart” te reforma në drejtësi,

Kjo është e disata herë që politika ndërhyn te reforma në drejtësi, por kur vjen puna te hallet e veta, deputetët nuk kujtohen të bëjnë ndryshime....

Politika do të fusë sërish “duart” tek reforma në drejtësi. Teksa kanë kaluar 7 vite nga ndryshimet kushtetuese dhe paketa shoqëruese e saj, sot PS ka bërë me dije se ka nisur punën për të rishikuar një pjesë të ligjeve.

Ishte Taulant Balla që u shpreh se ka nisur puna për të ndërhyrë në disa drafte, me justifikimin se kjo bëhet për të përsosur reformën dhe madje ka marrë dhe “bekimin” e ndërkombëtarëve. Por mazhorancës i duhen votat e opozitës dhe Balla ka hedhur sërish “grepin” e pazareve.

Prej disa muajsh në Kuvendin e Shqipërisë po punohet për një paketë ndryshimesh në disa ligje që janë pjesë e paketës së Reformës në Drejtësi që lidhen me disa përmirësime ose rregullime. Shpresoj e besoj që ne si shumicë të kemi mundësi të ulemi me opozitën për të diskutuar si dhe të mos vonohemi dhe të shkojmë t’i votojmë për sa kohë që shumica e ligjeve në këtë paketë kërkojnë shumicë të cilësuar me 3/5 e votave”, tha Balla.

Kjo është e disata herë që politika ndërhyn te reforma në drejtësi, por kur vjen puna te hallet e veta, deputetët nuk kujtohen të bëjnë ndryshime.

Kryeprokurori Olsian Çela prej më shumë se dy vitesh ka dorëzuar një projektligj në Kuvend, i cili mundëson skanimin e pasurisë së pushtetarëve.

Çela ka propozuar ndërhyrje në Kodin Penal, duke shtuar një nen për pasurimin e paligjshëm. Ideja e kryeprokurorit është që të ketë sekuestrim pasurie dhe hetim për këdo zyrtar që nuk justifikon pasurinë.

Inicimin e ndryshimeve dhe plotësimeve në Kodin Penal, lidhur me: i) Shtimin e një neni “Pasurimi i paligjshëm”45 si vepër penale në përqasje me nenin 20 të Konventës së OKB-së kundër Korrupsionit, e ratifikuar me ligjin nr.9492/2006, me synim për të ulur korrupsionin e nëpunësve publik dhe për të luftuar informalitetin”, thuhet në propozimin e Olsian Çelës.

Nëse shohim Konventën e OKB të cilës i referohet kryeprokurori, aty ka një përcaktim shumë të qartë. “Në përputhje me Kushtetutën dhe principet themelore të sistemit të tij ligjor, secili shtet palë shqyrton marrjen e masave legjislative dhe të tjera që mund të jenë të nevojshme për të parashikuar si vepër penale, kur kryhet me qëllim pasurimin e paligjshëm, që është një rritje e madhe e pasurisë së një nëpunësi publik që ai ose ajo nuk mund ta justifikojë me të ardhurat e tij ose të saj të ligjshme”, thuhet në nen.

Por politika i ka vënë bllokadën këtij ligji, duke ndërhyrë vetëm te ligjet që nuk prekin interesat e tyre. /Pamfleti

politka reforma ne drejtesi pasurimi i paligjshem

Lini një Përgjigje