Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka deklaruar se takimin me kolegët e Ballkanit Perëndimor në Këshillin e Punëve të Jashtme të BE-së do ta shfrytëzojë për të ngritur si problematikë ndalimin e kryetarit të sapozgjedhur të Bashkisë Himarë, Fredi Beleri.
Në Bruksel Dendias pritet të takohet me homologen shqiptare Olta Xhaçka, me të cilën paralajmëron një bisedë interesante pas zhvillimeve të fundit.
“Sot do të diskutojmë me kolegët në Këshill për çështjen e Ballkanit Perëndimor. Do të shfrytëzoj rastin për të ngritur qartë çështjen e ndalimit të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Himarë, z. Beleris. Dhe prej andej, kam ndërmend të takohem më pas me homologen time shqiptare. Mendoj se do të jetë një bisedë shumë interesante”- tha Dendias.
Θα έχω την ευκαιρία να θέσω ξεκάθαρα σήμερα στους συναδέλφους μου, στο Συμβούλιο Εξωτερικών Υποθέσεων της ΕΕ, το θέμα της κράτησης του εκλεγμένου Δημάρχου Χειμάρρας, Φρέντη Μπελέρη. Και έχω επίσης την πρόθεση να συναντηθώ αμέσως μετά, με την ομόλογό μου, της Αλβανίας. pic.twitter.com/elrILg0756
— Nikos Dendias (@NikosDendias) May 22, 2023
Më herët ministri i Jashtëm gjatë një interviste në një televizion grek është shprehur se të hënën do ta bëjë të madhe këtë çështje në Bruksel. Duke folur në televizionin STAR, ai kërkoi që Beleri të lirohet menjëherë nga qelia.
“Nuk po shtyjmë e as bërtasim, duam miqësi, por jo me çdo çmim ”, theksoi ai.
Ministri i Jashtëm i Greqisë, u shpreh se Beleri duhet të lirohet dhe se nuk e kupton mbajtjen e tij në paraburgim.
Lini një Përgjigje