Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, ka akuzuar kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, se ka synuar përshkallëzimin e protestës së fundit të opozitës përpara Kryeministrisë dhe Parlamentit.
Në një intervistë për emisionin “Off the Record” me Andrea Dangllin, Koçi u shpreh se seria e protestave të fundit, sipas tij, nuk ka prodhuar rezultat politik dhe se Berisha kërkon një ngjarje të rëndë për të krijuar një situatë përmbysëse.
“Duke parë këtë seri protestash të dhunshme dhe duke analizuar edhe rezultatin zero të tyre nga pikëpamja politike, duket qartazi që ai kërkon një ngjarje të rëndë dhe praktikisht ajo që ka bërë sot e ka demaskuar qëllimin e tij. Ai e dëshiron një viktimë, ai dëshiron të ketë snajpera dhe të ketë një polici apo një gardë si ajo e 21 janarit, që të qëllojë mbi protestuesit, dhe pastaj mbi kufoma të mund të ngrejë një proces, ku vërtet mund ta sfidojë status quo-në e sotme politike”, deklaroi Koçi.
Ai shtoi se, sipas tij, bëhet fjalë për “të njëjtin njeri dhe të njëjtën organizatë politike” që, siç u shpreh, kanë qenë të përfshirë në ngjarje të mëparshme si 14 shtatori, 21 janari, viti 1997, zgjedhjet e vitit 1996 dhe ngjarje të tjera protestash përpara Kryeministrisë dhe Parlamentit.
Koçi komentoi edhe situatën e brendshme në Partinë Demokratike, duke theksuar se Berisha, sipas tij, ndodhet në krizë lidershipi.
“Berisha ndihet i sfiduar, e ndjen që kredibiliteti i tij brenda PD-së ka rënë. Është në krizë lidershipi dhe kjo lidhet me zgjedhjet e ardhshme brenda PD-së. Fakti që edhe një i dënuar për arsye ordinere si z. Salianji, mbledh kaq shumë njerëz në sallat ku shkon, është një sfidë për z. Berisha”, u shpreh ish-deputeti socialist.
Lini një Përgjigje