TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Mars 2026, 13:42

Përplasja mes Ramës dhe Spiropalit, flet Peleshi: Jemi në demokraci, nuk do të thotë përçarje

Shkruar nga Pamfleti
Përplasja mes Ramës dhe Spiropalit, flet Peleshi: Jemi në
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka reaguar për debatin mes kryeministrit Rama dhe deputetes, Elisa Spiropali pas debateve në Grupin parlamentar të PS-së.

Ai ka treguar se në mbledhje kishte diskutime, teksa shtoi se kjo nuk mund të quhet përçarje brenda Partisë Socialiste.

"Nëse i referoheni thashethemeve unë nuk mund të komentoj thashetheme pa substancë politike. Nuk di çdo të thotë përçarje. Natyrisht ka diskutime. Orë të gjata diskutimi kemi patur dje dhe kjo besoj është e shëndetshme. Natyrisht që s’mund të quhet përçarje diskutimi.

Ne nuk jemi një formacion ushtarak pa mendime dhe pa frymë diskutimi dhe pa demokraci të brendshme por lëndoj që ju i referoheni disa thashethemeve të cilat s’kanë lidhje fare me substancën poltike të zhvillimeve të brendshme të një partie politike. Këto janë thashetheme pa asnjë kontekst politik.", tha Peleshi.

Një ditë pas tensioneve në mbledhjen e grupit socialist mes kryeministrit Edi Rama dhe Elisa Spiropalit, ish ministrja ka reaguar sot në rrjetet sociale.

Teksa ka publikuar një foto të saj me syze dielli, ajo ka përcjellë mesazhin: “Mbaje fytyrën nga drita dhe hijet mbeten pas”, duke uruar ndjekësit për një të diel të bukur.

 

kryetari i kuvendit  niko peleshi

Lini një Përgjigje