Rama justifikon rritjen e çmimit, ndërsa nafta arrin 218 lekë, ndër më të shtrenjtat në rajon.
Ditën e djeshme, Bordi i Transparencës të Hidrokarbureve vendosi rritjen e çmimit të naftës me 15 lekë dhe të benzinës me 6 lekë për tregun e pakicës.
Nga 203 lekë çmimi i naftës u rrit në 218 lekë për litër. Benzina nga 175 lekë arriti në 181 lekë për litër.
Por për kryeministrin e vendit, Edi Rama ky nuk është një vendim arbitar nga Bordi i Transparencës (që ka funksion stabilizimin e çmimit), pasi ka reflektuar impaktin e luftës mbi çmimet në tregun e naftës.
“Bordi nuk vendos çmimin arbitrarisht, thjesht dhe vetëm mbikëqyr”, tha kryeministri.
Sipas shefit të qeverisë kjo po bëhet për të shmangur abuzimet, megjithëse ka vetëm rritje në dëm të qytetarëve.
“Bordi i Transparencës reflektoi menjëherë edhe uljen e çmimit në vend, duke bërë atë që ka detyrë të bëjë: përcaktimin e çmimeve tavan dhe pamundësimin e abuzimit me situatën në dëm të konsumatorit.
Ajo që është e rëndësishme të kuptohet është se ky mekanizëm lidh drejtpërdrejt çmimet në Shqipëri me lëvizjet në tregjet ndërkombëtare dhe jo me vendime të njëanshme të operatorëve vendas.
Kjo do të thotë që, në varësi nga lëvizja e çmimit në bursë, bordi qëndron vijimësisht në anën e konsumatorëve, e drejtuesve të mjeteve, e qytetarëve dhe ruan kufijtë e qartë mes çmimit të rritur objektivisht si rezultat i lëvizjes në tregun ndërkombëtar, prej ku edhe importohet nafta në Shqipëri, dhe, nga ana tjetër, abuzivitetit që, në këto raste, nëse gjen shesh, bën gjithmonë përshesh.
E theksoj edhe njëherë, Bordi nuk vendos çmimin e naftës arbitrarisht, nuk ul çmimin e naftës duke vënë në rrezik vetë kapacitetet e furnizimit, por thjesht dhe vetëm mbikëqyr lëvizjen e çmimit dhe nuk u lejon operatorëve që të luajnë pas kurrizit të konsumatorëve”, tha Rama.
Sipas Ramës, roli i Bordit është të sigurojë transparencë dhe të jetë gjithmonë në vëmendje për të mos lejuar edhe shkelje të vendimeve të tij, të cilat, sipas tij shoqërohen me masa të menjëhershme deri në pezullimin e aktivitetit për operatorët që nuk respektojnë rregullat.
“Deri tani duket se gjithçka funksionon ashtu siç duhet, por do të bëjmë çmos që, deri në përfundim të kësaj situate që nuk varet aspak nga ne, gjithçka të jetë transparente dhe asgjë e tepërt të mos cenojë konsumatorët.”, tha Rama.
Me këto mekanizma qeveria, nuk ka bërë asgjë për të ndihmuar qytetarët e saj me krizën e rritjes së çmimeve.
Nafta në Shqipëri tregtohet me çmimin më të lartë në rajon. Çmimet më të lira janë në Maqedoninë e Veriut dhe në Mal të Zi, ku aktualisht karburanti po tregtohet me rreth 1.6 euro për litër. Në Kosovë çmimi u rrit së fundmi në 1.7-1.8 euro/litër, por deri dy ditë më parë ishte rreth 1.6 euro/litër.
Mesatarisht, një përdorues automjeti në Shqipëri e paguan çmimin final mesatarisht 25-40% më shtrenjtë sesa në vendet e tjera të rajonit.
Me 2 mijë lekë, në Shqipëri mund të blesh 9.3 litra naftë, ndërsa në Mal të Zi, me të njëjtën shumë, nëse e këmben merr gati 21 euro dhe blen 13.1 litra, ose 42% më shumë. Diferenca në çmim është aq e lartë sa ia vlen dhe koha e shpenzuar po karburanti i shpenzuar tepër për rrugën deri në kufi.
Në Shqipëri, elementi që shton më shumë barrën fiskale është taksa e qarkullimit prej 27 lekë për litër. Akciza është fikse, 39.4 lekë për litër dhe 3 lekë është taksa e karbonit. Mbi këto llogaritet TVSH-ja, që është 20% mbi çmimin final (përfshirë taksat e tjera), ndryshe nga rajoni që TVSH nuk e ngarkon mbi taksat e tjera.
Cudi e madhe, cmimi naftes bruto ne burs ka dy dite qe po ulet, po ashtu eshte ulur edhe cmimi karburanteve dhe po vazhdon te ulet cdo dite, ndersa bordi i hajduteve te Rames bene rritje te cmimit te karburanteve. Or popull, mire vendburimet e naftes, Berisha dhe Rama, n’a i falen tek oligarket e tyre, pra kjo kupole politike (PS PD) dhe qe vjedhin gjithe fitimin bashke me ta, si dhe dy rafinerite Cerrikun me Kucoven i dergoi Berisha per SKARP dhe ate gjigandin e Ballshit e dergoi Rama per SKARP, qe te kishin frymemarrje te plote oligarket e tij te importit karburanteve dhe kompanite e nxjerrjes naftes, Bankers Petroleum, etj., sepse pas ketyre dy koncesioneve qendron Rama vete bashke me Engjellin (Agacin) qe vjedhin bashke me keta oligarke, por po vazhdojn akoma te na vjedhin edhe me rritjen e cmimit karburanteve, duke na bere karshillek se gjoja po vrojtojn dhe ulin cmimet e karburanteve, nderkohe qe ne fakt po i ngrene ato dhe ne tregun botror ka 2-3 dite cmimi naftes bruto dhe karburanteve po bie. Hapni syte or popull, se pasojate e kesaj situate jane Rama-Berisha, qe shkaterruan industrine e naftes dhe asetet e saj, dhe tani gjoja po qajne me lot KORKODILE per fatkeqesine tone qe eshte rritur cmimi naftes nga lufrtat, jo more jo ne kishim naften tone dhe rafinerite tona dhe s’kishte asnje shance qe cmimet e karburanteve te rriteshin, se ne nxirrnim aq nafte sa ishte dhe kapaciteti i rafinerise Ballshit, e cila prodhonte po aq karburante sa i duheshin konsumatorit shqiptar, dhe keto ishin me fitim dhe nen administrimin e shtetit dhe oligarket e karburanteve po te kishin bythe le te konkuronin me cmimin e karburanteve te uzines.
Komentuesi i me siperm, Specialisti i ka thne te gjitha, cte them me shume? Kjo situate eshte per te qare, ne kemi nafte, ne kishim uzina perpunimi nafte-une kam punuar ne Uzinen e Perpunimit te Naftes ne Cerrik, ne repartin e AVT-es, behej distilimi naftes bruto, merrenim disa nen produkte… nuk mund ta harroje ate kohe, uzine ishte nje pavarsi ekonomike, po Uzinen e Ballshit, e cila ishte mjafte me e meire, me e madhe, me moderne… PAVARSI!! Kam punuar ca kohe edhe ne kete uzine ne kohen qe instalohej reparti vajrave, punova perkthyes i dy specialiste rumun qe kontrollonin salldimin e kollonave te vajit… Uzina e Ballshit ishte nje qytet, nje pavarsi e plote e Shqiperise… Tani kur cmimi i naftes po luhatet ne saje te luftrave, ne duhet ta kuptojme mire veten tone se sa te… cmendur qe jemi, se ne pranuam te shkrihet kjo uzine gjigante, me shembjen e kesaj uzine, ra plotesisht pavarsia dhe dinjiteti shqiptare… “BORDI I TRANSPARENCES”, i Ramushit eshte llogorja e Ramushit per te mashtruar shqiptaret… Perse ai e prishi UP BALLSH? Te gjithe qeveritaret duhet te varen, mos mashtrohemi nga loja e tyre domino e TRANSPARENCES… Ne kemi nafte, ate e amrrin te huajit, ne kishin rafineri por i shkaterruam, ne jemi nje popull i fjetur, me specialiste dhe elite te pa moralshme, ne qe ulerasim kur cpohemi ne kemb, nuk bejme asgje per vjedhjen e naftes shqiptare… Normale te vinin ata te Struges te furnizoheshin ne Pogradec a Perrenjas, se ne kemi vend burime nafte, prodhojme nafte. Ne jem i nje popull i fjetur, i humbur, jemi pa moral, ngrejme flamurin kombetar me kote, ne perdite pranojme te shikojme Ramen dhe Berishen me zagaret e tyre. Ne te humburit kemi nafte, nderkohe bejme hesape te shkojme te furnizohemi ne Maqedoni, a gjetke, atje ku nuk ka as nje shenje nafte, nderkohe ne kemi MARINZEN QE MUND TE FURNIZONTE EDHE EUROPEN, ja sa te humbur dhe budallenje jemi ne, qe neper rruge a sheshe mburremi me Skenderbeun, po perdoremi si kafshet naga qeveriatret tane… Shkurt, KERKOJ NJE PRINC VIDI!!
Kam qene dhe jame mese i qarte dhe e kame parashikur situaten qe keshu do ndodhte, por ti shkaterrove cdo gje ne industrine e naftes dhe mineraleve dhe vazhdon akoma. Prandaj, qysh kur u shtetezua industria e naftes dhe ajo minerare kame qene dhe qendroj kunder ketij veprimi armiqesor. Nafta ne tere boten eshte shteterore, por ti dhe qeveritareshkat qe ti ke per rreth s'marrin vesh as nga nafta dhe as nga minierat, po ashtu edhe ata qe kishte Saliu apo Nano apo Meksi njelloj ishin, te gjithe ju e keni mendjen per te grabitur keto pasuri dhe me e keqja eshte se ju vazhdoni akoma kur te gjitha koncesionet kane rene dhe shteti s'merre asnje qindarke fitim. Kjo eshte cmenduri dhe pune e paster armiqesore. Ju i keni vene kazmen ketyre industrive, indirekt i keni vene kazmen ekonomise, i keni vene kazmen shqiperise. Ka qene mareveshje midis PS-PD (Nano-Berisha) dhe e miratuar nga ju Rama lidhur me privatizimin e ketyre industrive. Ju vazhdoni akoma, te jepni koncesione te fshehta me firmen tuaj. Te japesh sot me koncesion vb e nikel-kobaltit, kur populli kerkon shtetezimin e naftes dhe ate te minierave se shteti s’merre asnje fitim dhe vb po grabiten e shkaterrohen, dhe kur cmimi naftes dhe minieraleve ka artitur kulmin dhe nese vazhdon keshtu, do paralizohet gjithe ekonomia boterore, dhe tja japesh kete miniere grekeve, serbeve dhe te genjesh popullin se eshte investim amerikan dhe pas kesaj kontrate fshihet nje shqiptaro-amerikan mafioz me kapital investues 100 euro, me nje gjoja kompani te krijuar rishtazi dhe me nje kontrate qe ka deshtuar ne gjithe vb ekziatuese te naftes dhe mineraleve, ku shteti s'merre asnje qindarke fitim, dhe kur cmimi i nikel-kobaltit sot kerkohet ne gjithe boten per ind. e baterive dhe ta japesh pa tender, pa gare, nje vb te zbuluar qe s’ka nevoje per investors strategjik apo investime kapitale se eshte i konturuar dhe me rezerva te njohura, te llogaritura shkencesisht nga ne specialistet e gjeologji-minierave, tregon se ti Edi Rama je nje antikombetar dhe do te mbash pergjegjesi direkte per keto qe po bene. Ti po i sherben dhe je i varur nga nga qarqe greke- serbe dhe po bene tradheti kombetare. Mendohu mire para se te veprosh, se ne mos sot, neser do jete radha jote ku ti do te japesh llogari per shkaterrimin e kesaj pasurie natyrore minerare dhe grabitjen e saj me firmen tuaj! Kjo eshte gjaku dhe djersa jone, gjaku dhe djersa e nje populli qe ti e ke perzene rrugeve te botes per koren e bukes.
Kusari e llapangjozi,mashtruesi,i pabesi,i shituri,..që kapardiset ekraneve, që mbush xhepat e vet dhe të oligarkisë hajdute shqiptare tash e 13 vjet.Kryeministri më i aftë për të bërë dallavere në kurriz të taksapaguesve shqiptarë..Njeri që s'ka asnjë meritë për të qenë pushtetar, që e ngritën të tjerët me anë të shkopit magjik, që nxjerr lepur nga Kapela,por në të vërtetë është një copë letër që nuk vlen as për të fshirë "nevojën"