Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka parë nga afër situatën e shkaktuar nga përmbytjet në Fier.
Balluku është takuar me banorë në Asturkas, ndërsa nënvizon se strukturat janë në gatishmëri për t’i ardhur në ndihmë banorëve.
Po ashtu zv.kryeministrja tha se do të kompensohen të gjithë banorët e prekur nga përmbytjet.
“Jemi në një stad më të përmirësuar të situatës. Lumi Seman është kthyer në shtratin e tij. Evakuimi i qytetarëve është bërë i plotë. Kishim një situatë me barinjtë që nuk po arrinin të kontaktonin, ata janë gjetur dhe janë të sigurt. Ndërsa në dy tre ditët në vijim nuk parashikohet reshje dhe kjo do jetë koha për të rikuperuar. Do të kompensohen të gjithë banorët e prekur nga përmbytjet”, u shpreh Balluku.
Ditën e sotme është çarë argjinatura e lumit Seman në disa segmente, ku ka shkaktuar përmbytje të rënda në fshatin Hasturkas, në njësinë administrative Libofshë, duke vënë nën ujë qindra hektarë tokë bujqësore dhe rreth 20 banesa.
Situata është përkeqësuar gjatë natës, kur niveli i ujit ka vijuar të rritet, duke detyruar banorët të qëndrojnë në gatishmëri të plotë mes frikës dhe pasigurisë.
Përgjatë gjithë natës janë evakuuar 9 persona, të cilët janë strehuar tek të afërmit e tyre, ndërsa disa familje shprehen të shqetësuara për fatin e njerëzve të tyre me të cilët kanë humbur kontaktet për shkak të izolimit të zonës nga uji. Banorët tregojnë se përmbytja ka ardhur papritur, duke mos u lënë kohë të shpëtojnë orenditë shtëpiake apo bagëtitë.
Në zonë kanë mbërritur forcat e ushtrisë, të cilat po operojnë me varka, veçanërisht pranë zonës detare dhe stallave të bagëtive, për të evakuuar jo vetëm çobanët, por edhe krerët e bagëtive të mbetura të rrezikuara nga uji. Operacioni i evakuimit po zhvillohet në kushte të vështira, ndërsa prurjet e lumit vijojnë të mbeten të larta.
Popull kot, i vodhi gjersa i roli. Tani e presin dhe dëgjojnë si delet. Ku ka fonde qeverie sic jane ndihmat, aty gjithmonë eshte nje Balluke hajdute kujdestare. Pastaj ankohen shqiptaret. Vetofrohen qe te ngulen!
Do me thene paret i vodhe ti, dhe demin ta paguajme ne?