TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Tetor 2024, 11:15

Përfundon mbledhja e grupit të PS, zbardhen porositë për deputetët

Shkruar nga Pamfleti

Përfundon mbledhja e grupit të PS, zbardhen porositë për

Ka përfunduar mbledhja e grupit të Partisë Socialiste, ndërsa mësohet se Niko Peleshi nuk do të japë prononcim për mediat.

Diskutimet janë fokusuar kryesisht tek kalendari i punimeve, ndërkohë që deputetëve u është kërkuar të marrin pjese në çdo komision dhe seancë plenare, duke qenë aktiv.

Mësohet po ashtu se nga kryetari i grupit është kërkuar gjithashtu që deputetët të vijojnë komunikimin me pensionistët.

Më 4 nëntor fillon diskutimi për buxhetin 2025, më 18 Nëntor propozohet në konferencë kryetarësh, 2 Dhjetor për votim në Parlament në tërësi (në parim).

Ndërkohë do të vijohet edhe me turin e diasporës, më 3 Nëntor në Selanik dhe më 24 Nëntor në Londër.

Lini një Përgjigje