
Opozita proteston sot para godinës së Kryeministrisë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.
Protestuesit do të zbarkojnë në bulevard, atje ku është vendosur edhe një podium, nga 4 drejtime të ndryshme, ku dy pikat kryesore që janë grumbulluar protestuesit janë selia e PD dhe ajo e PL-së.
Disa protestues janë mbledhur në bulevard, ndërsa mbajnë në duar flamuj me logon e PD, ato kombëtare, por edhe flamuj amerikanë.
Ndërkohë në një nga pankartat që mbahet në dorë është ‘Pensionet tona i pi verë’, çka është një mesazh që i jepet Kryeministrit, pas akuzave të ish-zv.Kryeministrit Arben Ahmetaj ndaj Kryeministrit Edi Rama.
Ahmetaj tha se Rama pinte verë, që një shishe kushtonte 33 mijë euro.
Gjithashtu një tjetër pankartë shfaq Kryeministrin Edi Rama dhe George Soros, ndërsa mbi fytyrat e tyre vendoset një kryq i kuq.
Protesta pritet të zgjasë 3 orë, të paktën sipas lejes që ka dhënë Policia e Shtetit, e cila ka angazhuar në këtë protestë rreth 1200 policë. Kordonët policorë janë vendosur te godina e Kryeministrisë, ndërsa në gadishmëri janë forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.
Lini një Përgjigje