
Partia Demokratike zyrtare ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen për emigrantët me Italinë.
Në një deklaratë për shtyp, nënkryetari Kreshnik Çollaku tha se kjo marrëveshje u shpall në mënyrë të çuditshme dhe se nuk ka pasur asnjë transparencë nga ana e kryeministrit Edi Rama.
Çollaku ka deklaruar se meqënse kryeministri Edi Rama ja ka arritur të shmang ballafaqimin me opinionin publik, sqarimin, transparencën mbi këtë marrëveshje, Partia Demokratike – e shqetësuar për kostot e saj i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me 3 kërkesa.
“Në dallim nga Italia, në Shqipëri ka munguar në mënyrë të plotë ballafaqimi apo sqarimi nga ana e kryeministrit të një marrëveshje të tillë në raport me atë çka reflekton edhe shqetësimi i publikut. Mjerisht kryeministri Rama ja ka dalë të fshihet, herë duke përdorur indiferencën e drejtuesve të parlamentit të cilët ai i kontrollon, herë duke përdorur kaosin parlamentar, herë duke shmangur debatin publik. Ai ja ka arritur të shmang ballafaqimin me opinionin publik, sqarimin, transparencën mbi këtë marrëveshje. Sot që sipas njoftimit ka kaluar në qeveri dhe pritet të shkojë në procedura të tjera, PD-ja sipas asaj që premtoi që në orën e parë të bërjes publike të kësaj marrëveshje i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me tri kërkesa të qarta:
Së pasi, shqyrtimin e pajtueshmërisë me Kushtetutën e Shqipërisë të marrëveshjes së nënshkruar nga Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë “Protokoll ndërmjet qeverisë së Republikës italiane dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, për forcimin e bashkëpunimit në fushën e emigracionit.”
Së dyti, pezullimin e proçedurës parlamentare për ratifikimin e “Protokoll ndërmjet qeverisë së republikës italiane dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit.”
Së treti, deklarimin si të papajtueshme me nenet 3, 4, 7 të Kushtetutës dhe Ligjit Nr.43/2016 “Përmarrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë” të marrëveshjes së nënshkruar nga Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë “Protokoll ndërmjet qeverisë së republikës italiane dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, për përforcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit.”, theksoi Çollaku.
Lini një Përgjigje