TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Shtator 2023, 23:07

Pazare dhe klane në PS/ Pas ndryshimeve në krye të Financave, Balluku darkë me Ceno Klosin e Tatimeve (Foto)

Shkruar nga Pamfleti
Pazare dhe klane në PS/ Pas ndryshimeve në krye të Financave,
Balluku dhe Ceno Klosi

Takimi i tyre vjen në një kohë kur në Ministrinë e Financave janë bërë ndryshime dhe tani dikasteri do të drejtohet nga Ervin Mete. Mos vallë Bela po bën gati “puçin” edhe kundër tij?

Konfirmohen klanet brenda Partisë Socialiste. “Pamfleti” ishte i pari që informoi se ishte Belinda Balluku ajo që i “hëngri kokën” Delina Ibrahimajt, pasi mori Tatimet dhe shumë dikasterë që mbulonte Ministria e Financave.

Sot Bela e famshme është kapur “mat” me kreun e Tatimeve, Ceno Klosi. Dihet tashmë që ata janë kushërinj dhe ishte Belinda ajo që e vendosi në atë post dhe tani Cenoja raporton te ajo. Televizioni “Syri” ka publikuar sot një foto ku shihet Belinda Balluku duke darkuar me kreun e Tatimeve në një prej restoranteve të kryeqytetit.

Takimi i tyre vjen në një kohë kur në Ministrinë e Financave janë bërë ndryshime dhe tani dikasteri do të drejtohet nga Ervin Mete. Mos vallë Bela po bën gati “puçin” edhe kundër tij? Apo po ndahet torta e pushtetit?

Belinda drejton Transportin dhe s’ka lidhje fare me Tatimet. Por kjo tregon se klanet në PS janë pozicionuar dhe Bela tani po merr masa para se ministri i ri të nisë fshesën.

Falë mbështetjes së Bablokut, Bela ka kapur shumë dikastere duke forcuar shumë pozitat e saj, por si duket tani po merr masa mbi çdo gjë që mund të vijë nga Ervin Mete. Ceno Klosi ka qenë një ushtar i bindur i saj dhe darka e sotme e tregon qartë këtë.

Pazare dhe klane në PS/ Pas ndryshimeve në krye të Financave,

 

 

klosi balluku darke

Lini një Përgjigje