TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Gusht 2023, 20:42

“Paterica të Ramës”, Berishës si del inati me Bashën dhe Alibeajn: Më vodhën vulën në bashkëpunim me qeverinë

Shkruar nga Pamfleti

“Paterica të Ramës”, Berishës si del inati me

Ish kryeministri, Sali Berisha gjatë mbledhjes së Këshillin Kombëtar, ka akuzuar Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn si një nga faktorët që ndikuan në rezultatin e zgjedhjeve të 14-majit.

Gjatë fjalës së tij Berisha tha se Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj janë patericë e Edi Ramës duke theksuar se në bashkëpunim me qeverinë ata i vodhën vulën.

Më tej Berisha tha se zgjedhjet e 14 majit u zhvilluan në kushte pabarazie dhe për këtë arsye ai nuk do ta njoh rezultatin e tyre.

Ato ishin zgjedhjet e para, në të cilat për herë të parë armiku i egër i votës së lirë të shqiptarëve, shpalli publikisht si kinezëri Kodin Zgjedhor, asgjësoi çdo mbrojtje që ky kod u garanton pjesëmarrësve në garën elektorale.

Së bashku me Kodin Zgjedhor, Edi Rama shkelmoi të gjithë kriteret dhe parimet kushtetuese.

Edi Rama vendosi pabarazinë më ekstreme mes subjekteve zgjedhore në farsën elektorale. Ai i mori PD-së vulën dhe logon me një vendim antiligjor dhe ia dha patericës së tij, Brava-Alibeaj

Këto zgjedhje ishin më të pabarabartat në histori, pasi Edi Rama refuzoi regjistrimin e kryetarit të koalicionit opozitar. Këto zgjedhje ishin më të pabarabartat në historinë e pluralizmit, pasi partia kryesore e opozitës, nuk pati asnjë anëtar në komisionet e votimit dhe numërimit të votave.

Këto zgjedhje ishin zgjedhjet më të pabarabartat, pasi PD me 61 kandidatët e saj në mbarë vendin, pati zero financime nga buxheti i shtetit, përkundrejt 1.2 milionë euro që mori paterica e Ramës, Brava-Alibasha me 12 kandidatë.

Por, para se të kalojmë në aspekte të tjera të farsës zgjedhore, unë këtu para jush u them demokratëve dhe mbarë shqiptarëve se mjafton kjo pabarazi ekstreme për të cilën fola më sipër, që çdo proces zgjedhor të shndërrohet në një farsë elektorale. Rezultati nuk duhet dhe nuk mund të pranohet kurrë”, tha Berisha.

berisha alibeaj basha

Lini një Përgjigje