TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Gusht 2023, 19:40

Berisha mbledh Këshillin Kombëtar, kujtohet pas 3 muajsh për të bërë analizën e humbjes më 14 maj

Shkruar nga Pamfleti

Berisha mbledh Këshillin Kombëtar, kujtohet pas 3 muajsh për

Ka nisur mbledhja e Këshillit Kombëtar të thirrur nga kreu i Rithemelimit, Sali Berisha. Në këtë mbledhje është njoftuar se do të diskutohet për analizën e rezultatit që mori koalicioni “bashkë fitojmë” në zgjedhjet e 14 majit.

Edhe pse kanë kaluar 3 muaj që nga zgjedhjet lokale, Këshilli i Rithemelimit ka vendosur që procesi i konsultimit me strukturat dhe i analizës së zgjedhjeve vendore të 14 majit do të nisë më 12 gusht dhe do të mbyllet në fund të muajt të shtatorit, pra do të zgjasë rreth 40 ditë.

“Procesi i konsultimit me strukturat dhe i analizës së zgjedhjeve vendore të 14 majit do të nisë më 12 gusht dhe do të mbyllet në fund të muajt të shtatorit, pra do të zgjasë rreth 40 ditë.

Në fund të këtij procesi, çdo degë do të dërgojë fizikisht dhe në formë elektronike përfundimet e analizës sipas formatit të përcaktuar pranë sekretariatit organizativ”, thuhet në vendim.

Gjithashtu, në mbledhje pritet të diskutohet edhe për aksionin opozitar që do të ndjekë grupi i Rithemelimit në Partinë Demokratike gjatë vjeshtës.

berisha këshilli zgjedhjet

Lini një Përgjigje