TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Gusht 2023, 19:06

“Do merren vendime të rëndësishme për të ardhmen”, Basha mbledh Kuvendin Kombëtar të PD-së me 2 shtator

Shkruar nga Pamfleti
“Do merren vendime të rëndësishme për të
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka njoftuar ditën e sotme se në datën 2 shtator PD do mbledhë Kuvendin Kombëtar për të marrë vendime të rëndësishme për të ardhmen, forcimin dhe modernizimin e saj.

Basha zbuloi se do mbledhë Kuvendin Kombëtar të demokratëve gjatë një takimi me strukturat drejtuese të Partisë Demokratike të Qarkut Fier.

Postimi i plotë:

Në 2 Shtator Partia Demokratike mbledh Kuvendin Kombëtar për të marrë vendime të rëndësishme për të ardhmen, forcimin dhe modernizimin e saj.
Me strukturat drejtuese të Partisë Demokratike të Qarkut Fier, nisëm përgatitjen për hapat e rradhës që do ta kthejnë forcën tonë politike në zërin e qytetarëve të cilët kërkojnë ndryshimin dhe një alternativë më të mirë që të sfidojë qeverinë e korruptar të Edi Ramës.

Partia Demokratike mundet dhe do ta bëjë këtë, duke u bashkuar përmes vlerave dhe ideve, në Aleancën Qytetare për Demokracinë, nëpërmjet së cilës mund të formojmë një shumicë që tejkalon ndarjet politike, për të bërë ndryshimet kushtetuese që u japin forcë dhe pushtet qytetarëve.
-Listat e hapura

- Vetting-u në politikë;
- Kufizimi i mandateve;
- Vota e diasporës;
- Zgjedhja e Presidentit nga populli.
Përmes këtyre propozimeve, të mbështetura gjerësisht nga qytetarët, ne mund ta ndryshojmë rrënjësisht sistemin politik, duke bërë të mundur që në zgjedhjet e ardhshme të mos ketë thjesht rotacion, por një ndryshim të vërtetë, ashtu siç shqiptarët presin e meritojnë.

lulzim basha

Lini një Përgjigje