
Kreu i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani i është përgjigjur akuzave të ish-kryeministri Sali Berisha, pasi ky i fundit kërkoi dorëheqjen e tij, duke thënë se është i zhytur në aferën e inceneratorëve.
I pyetur rreth akuzave të Berishës, Metani u shpreh se “kushdo që ka ankesa apo akuza të shkojë në prokurori”.
Ai theksoi se çdokush që kërkon të intimidojë ose të ndikojë, apo të bëjë presion në punën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë nuk do ia dalë dot.
“Unë nuk kam dëshirë të merrem me komente politike, por do respektoj pyetjen tuaj. Për rastin konkret, por edhe kujdo tjerër, që ka ankesa apo akuza ndaj Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ose Artur Metanit, i them që të shkojë në prokurori.
Së dyti, çdokush që kërkon të intimidojë ose të ndikojë, apo të bëjë presion në punën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ta harrojë! Ta harrojë!”, është shprehur Artur Metani.
Lini një Përgjigje