TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Tetor 2025, 19:28

Pasi e talli me Macron, Rama i thur lavde Trumpit: Ai ka gjithmonë të drejtë!

Shkruar nga Pamfleti

Pasi e talli me Macron, Rama i thur lavde Trumpit: Ai ka gjithmonë të

Kryeministri Edi Rama ka bërë ditën e sotme batuta nga Londra, teksa është pyetur mbi disa vendime të Presidentit amerikan Donald Trump.

Gjatë fjalës së tij në “Future Resilience Forum 2025”, forumi ndërkombëtar i sigurisë dhe politikave globale, Rama është shprehur se ‘Trump ka gjithmonë të drejtë’.

Si duket kryeministri ka zënë mend pasi e talli në Kopenhagën me Macron për lapsusin e Trump. Rama ka kuptuar se me Trumpin nuk bëhet shaka.

Kjo përgjigje e Ramës erdhi pasi u pyet në lidhje me opinionin e tij mbi qëndrimin e Trump për marrjen e mineraleve në Ukrainë.

Me humor Rama u përgjigj se edhe pse është “më i gjati ndër liderët”, është i vetëdijshëm se Shqipëria është vendi më i vogël.

Kështu, ai theksoi se Shqipëria nuk mund të japë përgjigje mbi çështje globale të këtij niveli.

“Nëse më pyet mua ‘a ka Trump të drejtë’, çfarë përgjigje doni nga unë përveç se ‘Trump ka gjithmonë të drejtë’”, u shpreh Rama.

Lini një Përgjigje