
Momente tensioni janë regjistruar sot në ambientet e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), ku deputeti Asllan Dogjani është nxjerrë jashtë me forcë nga forcat e policisë, pas një përplasjeje verbale me anëtarët e këtij institucioni. Incidenti ka ndodhur në kuadër të shqyrtimit të ankimimeve mbi rezultatin e zgjedhjeve, ku Dogjani kërkonte transparencë dhe rivlerësim të votës.
Në një deklaratë të fortë për mediat, Dogjani akuzoi Kryeministrin Edi Rama për kapje të shtetit nga mafia dhe për përpjekje për mbylljen e zërave kritikë. “Shikoni se çfarë diktature! Shqipëria po merr fund. Popull çohuni në këmbë, të zhdukim hajdutët, të zhdukim ata që po kthejnë vendin në diktaturë. Rama është marrë peng nga mafia kombëtare dhe ndërkombëtare dhe ka shitur interesat e qytetarëve,” – u shpreh ai me tone të larta.
Sipas tij, përpjekjet për të vendosur drejtësi dhe për të mbrojtur të drejtën e votës po shtypen në mënyrë sistematike nga strukturat e shtetit. Kjo ngjarje e rëndon edhe më tej klimën e tensionuar politike pas zgjedhjeve, ndërsa opozita denoncon manipulime masive dhe mungesë të vullnetit institucional për hetim të ndershëm.
Lini një Përgjigje