TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Prill 2025, 19:41

Pas ‘divorcit’ me Berishën e pëson Selami Jenisheri, Kolegji Zgjedhor e gjobit me 50 mijë lekë

Shkruar nga Pamfleti

Pas ‘divorcit’ me Berishën e pëson Selami Jenisheri,

Selami Jenisheri po vuan pasojat e ‘divorcit’ me Sali Berishën.

Sot Kolegji Zgjedhor Gjyqësor, mori në shqyrtim ankimin e Partisë Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë, përfaqësuar nga Selami Jenishehri, duke e gjobitur këtë të fundit me 50 mijë lekë.

Jenishehri ishte fillimisht në koalicion në “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, dhe depozitoi një ankimim në Apelin e Gjykatës Administrative për zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, ku duket se kërkon ‘zhbërjen’ e tyre.

Që në krye të herës, edhe nga ekspertët, u duk si ankimim qesharak, e në fakt, duket se i tillë ka qenë, pasi Kolegji Zgjedhor Gjyqësor e ka cilësuar abuziv.

Lini një Përgjigje