TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Prill 2025, 14:43

Benet Beci i përgjigjet akuzave të Berishës: Disa zgjedhin të shajnë, ndërsa unë politikën time kam punën

Shkruar nga Pamfleti
Benet Beci i përgjigjet akuzave të Berishës: Disa zgjedhin
Benet Beci

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci i është përgjigjur akuzave të Berishës, ku ky i fundit tha se Beci mbahet peng me një dosje shumë të rëndë nga Rama.

Ai nuk zgjodhi të merret me asnjë akuzë në mënyrë të drejtpërdrejtë në adresë të tij. Kryebashkiaku i Shkodrës u shpreh se disa zgjedhin të shajnë dhe të flasin, ndërsa ai dhe ekipi i tij kanë zgjedhur të punojnë.

"Secili bën më mirë atë që di të bëjë më mirë, dikush bën më mirë të flasë dhe të shajë. Ajo që dimë ne të bëjmë më mirë është që të bëjmë punën. Se puna është përgjigjja më e mirë për Shkodrën. Shkodra nuk ka nevojë shumë për një temperaturë politike sesa ka nevojë për një motivim pune. Ne kemi hyrjen e Shkodrës, ne kemi hyrjen e pashallëkut, ky investimi që filluam sot është investimi Shirokë-Zogaj. Po pastrojmë liqenin. A ka përgjigje më të bukur, më të qetë për qytetin sesa kjo?", tha Beci.

Kryebashkiaku Benet Beci ishte duke inspektuar nga afër nisjen e punimeve të një projekti të ri në rrugën e Shirokës, ku po ndërtohet një korsi e re biçikletash dhe rruga panoramike e liqenit për këmbësorët, duke zëvendësuar pllakat e gurit që krijonin shqetësim për përdoruesit e biçikletave.

 

Lini një Përgjigje