
Ish-kryeministri Berisha ka komentuar vendosjen e tarifave të Trump me 10% të produkteve që vijnë nga Shqipëria. Ai u shpreh se nëse fiton më 11 Maj, do të negociojë me Presidentin Trump.
“Tarifat që vendet kishin ndaj BE ishin shumë më të larta se sa SHBA ndaj prodhimeve të tyre. Nëse një veturë jo prodhim amerikan tarifohej ta zemë më 3 në SHBA, vetura amerikane tarifohej me 10%. Kishte vende që e kishin 17% tarifën, në një kohë kur SHBA kishte tarifa 3% për to. Kjo është një çështje globale, që nuk mund të jetë njëanshmëri. Ajo që dëgjuat këtu ‘made in albania’, ajo është drejtim themelor i kohës për ekonominë, prodhim, prodhim… shpërndarja e pabarabartë e prodhimit rrezikojnë për ekonomi jo të qëndrueshme. Ky është komenti im: negociata, negociata, pas 11 majit”, tha Berisha.
Kreu i PD harroi që është non grata dhe faktin se DASH e përmendi në raportin e fundit, ndërsa u shpreh se pas 11 Majit do të negociojë me amerikanët për të hequr tarifat.
Lini një Përgjigje