TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Shkurt 2026, 22:50

Pas 10 shkurtit, PD tjetër protestë brenda muajit; Flamur Noka zbulon datën

Shkruar nga Pamfleti
Pas 10 shkurtit, PD tjetër protestë brenda muajit; Flamur Noka zbulon
Flamur Noka

Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka, ka zbuluar datën e protestës së radhës së opozitës, e cila sipas tij do të mbahet më 20 shkurt. Data 20 shkurt përkon me rënien e bustit të diktatorit komunist të Shqipërisë, Enver Hoxha, ngjarje e ndodhur në vitin 1991.

Do të jetë protesta e radhës dhe revolta e radhës. Ajo datë është mesazh për diktatorët”, u shpreh ai për datën 20 shkurt.

Noka u shpreh se opozita disponon informacione lidhur me vizitën e sotme të kryeministrit Edi Rama në Bruksel, e cila, sipas tij, lidhet drejtpërdrejt me paralajmërimet për ndryshime ligjore dhe me shqetësimet e partnerëve ndërkombëtarë.

Kjo është vijë e kuqe, kemi informacion,” deklaroi Noka në "News 24", duke theksuar se sinjalet nga partnerët europianë janë të qarta dhe të forta.

Sipas sekretarit të përgjithshëm të PD-së, opozita ka mësuar përmes burimeve të saj se kryeministrit Rama i është bërë e ditur se çdo përpjekje për të mbrojtur korrupsionin do të ketë pasoja të rënda për vendin.

Dje, nga burimet tona, kemi marrë informacion se Ramës i është thënë qartë që kjo është vijë e kuqe. Shqipëria do të futet në sanksione të forta nëse mbroni korrupsionin,” u shpreh Noka.

Ai shtoi se janë ngritur edhe problematika më të thella, si ndikimi i karteleve dhe intimidimi i sistemit të drejtësisë, të cilat sipas tij përbëjnë shqetësime madhore për partnerët ndërkombëtarë.

 

noka pd proteste

1 Komente

  1. M
    Munika

    Derisa ju do e rrezoni sot Ramen, perse do e beni protesten tjeter? Apo per te festuar fitoren.

    Lini një Përgjigje