TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Maj 2023, 17:36

Parregullsi dhe incidente gjatë zgjedhjeve, Celibashi: Kemi marrë 29 denoncime, 927 tentativa për votim të dyfishtë

Shkruar nga Pamfleti

Parregullsi dhe incidente gjatë zgjedhjeve, Celibashi: Kemi marrë 29

Kreu i KQZ, Ilirian Celibashi ka dalë në një konferencë për mediat, për të folur mbi ecurinë e procesit zgjedhor në vend. Ai u shpreh se ka pasur 29 denoncime në KQZ, ndërkohë tha se falë sistemit elektronik janë ndalur 270 raste të votimit të dyfishtë.  

29 denoncime në KQZ. PS ka dy denoncime për kandidatët e Bashkisë në Elbasan të Bashkë fitojmë në Tiranë. Komiteti i Helsinkit ka bërë denoncim për parregullsi gjatë shpërndarjes së bazës materiale. Janë 24 qytetarë nga qytetarë të ndryshëm. Bashkitë që janë me problem janë Tiranë, Elbasani, Durrësi, Kamza, Lezha, Peshkopia dhe Tropoja. Në referim të këtyre denoncimeve, lidhen me parregullsi të detyrës nga komisionerët, korrupsion në procesin e votimit. Në Dropull lidhet me prishjen e pajisjes BEI. Ka denoncime për intimidim të votuesve. Denoncime lidhen dhe me postime në rrjetet sociale me përmbajtje elektorale. Po ashtu ka denoncime për votimin familjar në disa qendra votimi.

Kemi verifikuar 927 tentativa për votim të dyfishtë. Janë 927 raste. Janë 56 mijë e 554 votues të cilët kërkimi i të dhënave të tyre është bërë manualisht jo nëpërmjet kartës së identiteti”, tha Celibashi.

kqz celibashi

Lini një Përgjigje